5 vitaminat më të mira për rritjen e flokëve

October 16, 2019

Vitamina D
Ose e njohur ndryshe si vitamina e Diellit, vitamina D stimulon rrënjën e flokëve dhe aktivizon qelizat në trupin e tre, që përkthehet në rritje më të shpejtë. Kjo vitaminë që merret nga rrezet e Diellit, salmoni, gruri dhe kërpudhat ndihmon edhe në balancimin mineraleve në trup. Por ashtu si me lëkurën, duhet ët bëni kujdes në oraret e ekspozimit të flokëve në diell duke shmangur orët e drekës.

Vitamina A
Kjo vitaminë është ideale për hidratimin e skalpit dhe në parandalimin e zbokthit dhe rënies së flokëve. Ajo është derivat i dy burimeve: retinoidet, që gjenden tek fasulet, mëlçitë dhe vezët – dhe karotenoidet, që gjenden tek spinaqi, karotat dhe mango. Vitamina A është një antioksidant i shkëlqyer.

Vitamina C
Të gjithë dinë diçka mbi benefitet e vitaminës C në sistemin imunitar, por jo të gjithë e dinë se kjo vitaminë bën mrekullira për rritjen e flokëve. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe nxit veprimtarinë e rrënjës së flokëve. Vitamina C gjendet në përgjithësi tek agrumet, spinaqi, brokoli dhe specat.

Vitamina H
Ose e njohur ndryshe si biotinë, kjo vitaminë bën pjesë në grupin B-kompleks dhe shumë studime e lidhin mungesën e saj me rënien e flokëve. Kjo vitaminë konsiderohet tepër e rëndësishme për forcimin e flokëve dhe thonjve. Biotina gjendet tek vezët, avokadot, legumet dhe frutat e thata.

Vitamina E
Kjo vitaminë stimulon zgjerimin e kapilarëve duke ofruar një furnizim të mirë me gjak, gjë që nevojitet për të patur një skalp të shëndetshëm. Dhe skalpi i shëndetshëm është baza e flokëve të shëndetshëm. Vitamina E gjendet tek lajthitë, kivit, spinaqi, farat e lulediellit dhe papaja.