9 Trajtime Natyrore për Alopecia Areata

October 18, 2019

9 Trajtime Natyrore për Alopecia Areata

1. Probiotikë

Është e vërtetë se trakti i tretjes kontrollon sistemin tuaj imunitar. Kjo është arsyeja pse probiotikët mund të ndihmojnë për të trajtuar një numër të patologjive autoimune, duke përfshirë edhe alopecia areata. Suplementet probiotike mund të përdoren për të përmirësuar sistemin tuaj imun në mënyrë që trupi juaj të mos reagojë në mënyrë të gabuar dhe të shkaktojë inflamacion. Ju gjithashtu duhet të hani ushqime që përmbajnë probiotikë, çdo ditë, të tilla si kefir, kombucha, perime të kultivuara, kos dhe uthull molle.

2. Zinku

Zinku mund të shërbejë si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe mirëfunksionimin e zorrëve, gjë që është jetike për funksionimin normal të imunitetit.

Plus kësaj, zinku është një mineral vital për aktivitetet e rëndësishme funksionale të folikulës së flokëve. Është e këshillueshme të konsumohen ushqime me përmbajtje të lartë të zinkut të tilla si fara e kungujve, mish lope, mish qengji, bizele, kos dhe spinaq.

3. Quercetin
Quercetin është një lloj i antioksidantit flavonoid që është i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar inflamacionin dhe për të luftuar radikalet e lira të dëmshme. Ai ka efekte të fuqishme mbi imunitetin. Kjo është arsyeja pse përdoret shpesh për të trajtuar simptomat që lidhen me çrregullimet autoimune.

4. Ginseng
Ginseng është një suplement bimor popullor që përmban komponime të ndryshme farmakologjike. Zvogëlon inflamacionin dhe rrit imunitetin. Kjo ndihmon trupin për të ruajtur homeostazën imunitare. Një studim i vitit 2012 zbuloi se xhinsengu i kuq shërben si një trajtim efektiv dhe natyral për alopecinë areata.

Personat që tashmë marrin injeksione kortikosteroide mund ta përdorin atë si një trajtim plotësues. Sot ekzistojnë shumë lloje të Ginseng-ëve, përfshirë formatin pluhur, të tharë dhe tabletë të Ginseng-ut aziatik dhe amerikan.

5. Vaj esencial i Livandos
Një nga përfitimet e shumta të vajit të livandos përfshin aftësinë e tij për të shëruar dhe mbrojtur lëkurën. Ai punon si një antioksidant i fuqishëm dhe zvogëlon inflamacionin.

Një studim i vitit 2016 i kryer me anë të minjve zbuloi se kur studiuesit aplikonin vajin e livandos në mënyrë të jashtme ne pjesën ku kishin rënë qimet tek minjtë , kjo shkaktoi një rritje të konsiderueshme të numrit të folikulave të flokëve, si dhe forcimin dhe trashjen e flokëve.Një tjetër studim, i kryer në Skoci, përfshinte trajtimin me aromaterapi për alopecinë areata.

Personat në grupin e trajtimit masazhuan skalpin me  vajrat esenciale të livandës, rozmarinës, trumzës, të përzier me vajra mbajtës të jojoba dhe farave të rrushit çdo ditë.

Shkalla e përmirësimit duke përdorur vlerësimin fotografik të rritjes së flokëve ishte i rëndësishëm, duke dëshmuar se vaji i livandos dhe vajrat esenciale të tjera të dobishme për flokët shërbejnë si një trajtim efektiv natyror për alopecinë areata.

6. Vaj Esencial I Rozmarinës
Vaji esencial i rozmarinës zakonisht përdoret për të trashur dhe rritur flokët. Ai funksionon duke rritur metabolizmin qelizor që stimulon rritjen e flokëve.

Hulumtimet tregojnë se aplikimi i jashtëm i vajit esencial të rozmarinës mund të jetë aq efektiv sa minoxidil, një trajtim konvencional për alopecinë areata.

Ju gjithashtu mund të përdorni vajin e rozmarinës për të trajtuar zbokthin dhe skalpin e thatë. Thjesht aplikoni 2-3 pika vaj rozmarine direkt në zonën e shqetësimit dy herë në ditë.

7. Akupunkturë
Akupunktura përdoret si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse mund të zvogëlojë qelizat T1 që sulmojnë folikulat e flokëve dhe që shkaktojnë humbjen e tyre. Gjithashtu vepron për të stimuluar dhe ngrohur folikulat e flokëve, për të zvogëluar inflamacionin dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në zonën e prekur. Akupunktura gjithashtu redukton ankthin dhe depresionin.

8. Hani ushqime anti-inflamatore
Një nga përbërësit më të rëndësishëm të trajtimit të sëmundjes autoimune natyrisht është të hani ushqime të shëndetëshme, ushqime të dendura me lëndë ushqyese që do të veprojnë për të zvogëluar inflamacionin dhe të lejojnë trupin tuaj të shërohet shpejt.

Shmangni të gjitha ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje sheqeri. Në vend të kësaj, hani ushqime anti-inflamatore si perime me gjethe jeshile, panxhar, brokoli, boronica, arra, farëra, erëza (sidomos shafran i Indisë dhe xhenxhefil), salmon i egër, supë me kocka dhe vaj kokosi.

Këto ushqime sigurojnë antioksidantë, minerale të rëndësishme dhe acide yndyrore të nevojshme. Është e zakonshme për personat me alopecia areata të kenë mangësi lëndësh ushqyese. Pra hani një dietë të balancuar plot me ngjyra të ndryshme në mënyrë që të siguroheni që jeni duke marrë vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten pëe të qënë mirë.

9. Reduktoni Stresin
Për të trajtuar flokët e hollë dhe humbjen e flokëve të lidhura me areata alopecia, është e rëndësishme për të ulur nivelet e stresit dhe për të lejuar trupin tuaj të shërohet, në mënyrë që flokët tuaj të rriten shpejt. Ka një numër veprimtarish që mund të ndihmojë për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të nxitur rritjen e flokëve.

Këto përfshijnë stërvitje (si yoga), meditim, lexim dhe shpenzimi i më shumë kohë jashtë. Ballafaqimi me humbjen e flokëve mund të jetë e vështirë emocionalisht, pasi ju mund të filloni të ndjeheni të pasigurt në lidhje me pamjen tuaj. Rrethojeni veten me miq dhe anëtarët e familjes që tju mbështesin gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhe, lidhuni me njerëz të tjerë të cilët gjithashtu kanë të njëjtin problem.