Alopecia Areata: rrugët natyrale për të trajtuar rënien e flokëve

October 18, 2019

Alopecia areata prek 2 përqind të popullsisë në mbarë botën. Edhe pse nuk shkakton dhimbje fizike, mund të jetë një sëmundje psikologjikisht shkatërruese. Kjo sëmundje autoimune përfshin humbjen e flokëve rreth kokës, fytyrës dhe pjesëve të trupit. Mund të ndodhë në çdo kohë, pa paralajmërim. Zakonisht është e padiagnostikuar si llojet të tjera të humbjes së flokëve, si alopecia. Por me alopecia areata, sistemi juaj imunitar është duke sulmuar folikulat tuaj të flokëve.

Ka mjekime dhe kremra konvencionale që zakonisht rekomandojnë mjekët për të ndihmuar në rigjenerimin e flokëve. Por shumica e tyre vijnë me efekte anësore dhe kanë rezultat vetëm në rritjen e përkohshme të flokëve. Ka edhe trajtime natyrale kundër humbjes së flokëve që do të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, për të reduktuar inflamacionin dhe për të korrigjuar mangësitë e lëndëve ushqyese që mund të sjellin rënien e flokëve.

Çfarë është Alopecia Areata? Simptomat e saj.

Alopecia areata është një sëmundje autoimune që prek sistemin imunitar duke sulmuar qelizat në folikulat e flokëve tuaj, dhe duke shkaktuar rënien e flokëve. Fjala alopecia do të thotë rënie flokësh në latinisht. Areata do të thotë “me zona”.

Pra, kjo shpjegon në mënyrë të përkryer këtë sëmundje që rezulton në rënien e flokëve në zona të vogla në kokë. Sasia e humbjes së flokëve të përjetuar nga njerëzit me alopecia areata ndryshon.

Disa humbin pjesë të vogla, të rrumbullakta flokësh, e cila është më e zakonshme,ndërsa të tjerë përjetojnë humbje të madhe madje edhe humbje totale të flokëve.

Simptomat më të zakonshme të alopecia areata  përfshijnë:

1-Humbja e flokëve: Vendi më i zakonshëm i humbjes së flokëve është koka. Ndonjëherë personat përjetojnë humbje të qimeve në vende të tjera të trupit, si mjekra, vetullat dhe qerpikët. Studimet tregojnë se kur personat kanë simptomat e alopecia areata më herët në jetë, ata përjetojnë humbje më të madhe të flokëve.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse humbja e flokëve fillon brenda dy dekadave të para të jetës.Sidoqoftë, shfaqja e sëmundjes mund të jetë e paparashikueshme. Alopecia areata përfshin humbje të flokëve në një ose më shumë pjesë të kokës, me madhësi të monedhës. Ekzistojnë dy llojet e alopecisë që mund të shfaqen tek individët

  1. alopecia areata totalis – Humbja e plotë e flokëve ne pjesën e kokës (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve)
        
  2. alopecia areata universalis – humbja e plotë e flokëve (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve), në tërë kokën, fytyrën dhe trupin, duke përfshirë zona si vetullat, qerpikët, krahët, këmbët dhe në zonën pubike

2-Ndryshimet e thonjve: Hulumtimet tregojnë se ndryshimet e thonjve ndodhin në 10 deri në 38 përqind të pacientëve me alopecia areata. Disa ndryshime të zakonshme përfshijnë rënien e thonjve, thonj të thyer, thonj me kreshta vertikale ose vija që dalin nga baza e thoit deri në majë.

Alopecia areata zakonisht fillon midis moshës 20 dhe 40 vjeç. Por simptomat e sëmundjes mund të shfaqen në çdo moshë. Studimet tregojnë se në 82-88 për qind të rasteve, personat përjetojnë siptomat e para të alopecia areata deri në moshën 40 vjeç, ndërsa 40 për qind e rasteve simptomat e para shfaqen që në moshën 20 vjeç. Nëse simptomat zhvillohen më herët në jetë, ekziston një rrezik i madh që sëmundja të bëhet më e rëndë.

Studimet tregojnë se në mesin e personave me alopecia areata, 38-39 për qind e tyre shfaqin shenja të depresionit dhe 39-62 për qind e tyre shfaqin çrregullime ankthi të përgjithshme. Këto çrregullime psikiatrike mund të zhvillohen para ose pas fillimit të simptomave të alopecia areata.

Rreth gjysma e rasteve ndodhin pas shfaqjes të simptomave. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se shenjat e stresit shfaqen para fillimit të alopecia areata në rreth 10 për qind të të rriturve dhe 10-80 për qind të fëmijëve me këtë sëmundje.