Celuliti, a mund të zhduket dhe si ta trajtojmë

October 21, 2019

Celuliti është termi që i është vendosur lëkurës me gropëza në bark, në mollaqe dhe në kofshët e shumicës së grave të shëndetshme të rritura. Për faktin se ai është pothuajse universal te femrat e rritura, konsiderohet normal. Megjithatë, tregjet e shitjes dhe Hollivudi kanë ndikuar kulturën popullore për të besuar se pamja e lëkurës si portokall të celulitit është e padëshirueshme.

Shenjat e celulitit

Celuliti përbëhet tërësisht nga qeliza normale yndyrore dhe nuk është domosdoshmërisht shenjë e obezitetit, pasivitetit ose shëndetit të tepërt e jo normal. Gratë kanë më shumë yndyrë nën lëkurë se sa burrat, ndaj është e arsyeshme që të kenë edhe më shumë celulitit.

Shkaqet e celulitit

Imazhet së bashku me teknologjitë dixhitale 3-D kanë ndihmuar të tregojnë se si celuliti shkaktohet nga depozitat e yndyrës të vendosura midis fibrave të kolagjenit. Lëkura në zonat e celulitit duket sikur paketon lobthe yndyre, ndryshe dhe shumë më sipërfaqësisht se lëkura e paprekur nga celuliti. Pse ndodh kjo është ende e paqartë. Edhe grate elegante dhe të dobëta, në gjendje të shkëlqyer fizike mund të kenë celulit.

Faktorët e rrezikut që nuk mund t’i kontrolloni

Të qenit femër duket se është faktor i madh rreziku për celulitin. Celuliti është më i dukshëm tek femrat e rritura mbipeshë, pas pubertetit. Ndryshimet hormonale, si në shtatzëni apo në menopauzë mund të shkaktojnë celulit.

Faktorët e rrezikut që mund t’i kontrolloni

Edhe pse parandalimi i celulitit nuk mund të jetë i mundur, është e arsyeshme që të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme. Pushoni shumë, konsumoni një dietë të rregulluar mire me shumë fruta, perime, arra dhe drithëra, si dhe ndiqni një regjim të qëndrueshëm ushtrimesh. Të gjitha këto do të bëjnë që ta kontrolloni pamjen e celulitit në plan afatgjatë.

Mit: Nxirja në diell (apo me rreze) mund ta fshehë celulitin

Nxirja, qoftë nga rrezet e diellit ose ato artificiale ultravjollcë, për të fshehur pamjen e celulitit është një humbje e pakuptimtë dhe e shtrenjtë e kohës që mund ta bëjë problemin të duket edhe më keq. Përveç kësaj, drita ultravjollcë është një faktor i madh rreziku për kancer të lëkurës.

Trajtimi: Humbje në peshë

Tingëllon si kontradiktore, por humbja e peshës nuk e përmirëson gjithmonë pamjen e celulitit. Në fakt, në individë të caktuar, humbja e peshës mund ta përkeqësojë pamjen e tij.

Trajtimi me krem retinol

Për shkak se ka shumë trajtime të ndryshme të celulitit në dispozicion, duket se nuk ka ndonjë trajtim, që është dukshëm më i mirë se të tjerët. Këto trajtime zgjatin shumë dhe kanë si qëllim djegien e yndyrës, megjithatë nuk japin ndonjë efekt në afatgjatë.

Krem methylxanthine

Këtu bëjnë pjesë kremrat që përmbajnë kafeinë, aminofilinë ose teofilinë të cilat mund të kenë efekte përfitues mbi celulitin. Kafeina ka përdorim më të gjerë dhe i dhuron lëkurës elasticitet dhe butësi. Për këtë arsye sugjerohet të përdoren kremra anti-celulit që kanë përmbajtje të lartë të kafeinës si Mira Piel.

Kremrat bimorë

Nuk ka studime shkencore të mirfillta që të provojnë se ata mund të depërtojnë aq thellë sa të kenë një efekt real. Megjithatë përbërësit e tyre aktivë kanë treguar se mund të reduktojnë celulitin.

Masazhi/thithja

Aplikimi i pajisjeve që shtypin ose thithin lëkurën (lipomasazh) për të prodhuar një përmirësim të qëndrueshëm në celulit duket më pak si trajtim për celulitin dhe më shumë si një teknikë efektive për të përmirësuar gjendjen ekonomike të atyre që promovojnë këto teknika. Megjithatë, është provuar se ato sjellin një reduktim të përkohshëm të celulitit. Kur trajtimet ndalojnë, celuliti ka shumë të ngjarë që të rikthehet. Nuk ka gjasa që këto pajisje mund të jenë të dëmshme, kështu që nëse kjo është një përvojë e këndshme dhe mund ta përballoni ekonomikisht, pse të mos e provoni?

Radiofrekuenca

Pajisjet që prodhojnë nxehtësi dhe projektojnë valë radioje në shtresën e lëkurës, supozohet që i shkatërrojnë qelizat e yndyrës dhe janë shumë të popullarizuara. Ato janë quajtur jo pushtuese, që do të thotë se nuk kanë gjasa që të dëmtojnë shtresën më sipërfaqësore të lëkurës. Ato mund të prodhojnë rezultate të përkohshme, edhe pse dobia e tyre afatgjatë është e diskutueshme.

Pajisjet lazer

Drita lazer mund të përdoret për të shkatërruar qelizat yndyrore, por efekti i saj në përmirësimin e celulitit mbetet i panjohur. Ajo mund të ofrojë përfitime të përkohshme.

Metodat kirurgjikale

Heqja e yndyrës me kirurgji përmes thithjes (Liposuction) është një metodë e përdorur kundër celulitit. Kjo metodë nuk është e rekomanduar për të trajtuar celulitin, sepse dhjami që është larguar është nënlëkurë, nën nivelin ku banojnë qelizat e yndyrës që shkaktojnë celulitin. Ajo herë pas here mund edhe të përkeqësojë pamjen e celulitit.

Tjetër teknikë kirurgjikale është ajo kur fashot e indeve fijore të lëkurës ndërpriten nga një gjilpërë, lirojnë qelizat e burgosura yndyrore dhe supozohet që kështu pakësojnë celulitin. Trajtimi është i shtrenjtë, dhe deri më tani, nuk ka studime, që të tregojnë se është i efektshëm.

Mezoterapia

Metoda ka të bëjë me injektimin e kimikateve në yndyrë për ta shpërndarë dhe shpërbërë nëse është e mundur. Kimikate të tillë janë lehtësisht në dispozicion dhe në studimet që u janë bërë kafshëve e shkatërrojnë yndyrën. Megjithatë, injektimi i një substance në vendin e saktë, ku qelizat e yndyrës që shkaktojnë celulitin janë të vendosura është i vështirë.  Specialistë të shëndetit paralajmërojnë kundër përdorimit të këtyre procedurave të pamiratuara.

Fashimi i trupit

Duket e arsyeshme të pritet që një fashë, një kompresë e shtrënguar në lëkurë për një periudhë të zgjatur kohe do të sjellë një rënie dhe zvogëlim në përmasë të celulitit, ndoshta duke shtrydhur jashtë lëngjet.  Megjithatë nuk do të ketë efekt në qelizat e yndyrës dhe brenda disa orësh, celuliti do të kthehet në të njëjtën masë që ishte më parë.

Kura e celulitit

Duhet të keni parasysh se celuliti në fazat e tij të hershme mund të quhet thjesht problem estetik, por kur avancon kthehet në një problem shëndetësor sespse kemi të bëjmë më limfatinë të dëmtuar, qarkullim jo normal të gjakut dhe dëmtim të funksionimit të qelizave nervore. Shpesh celuliti i fazës së tretë dhe të katërt shoqërohet me variçe, hemorroide dhe sëmundje të tjera.

Për këtë arsye trajtimi i celulitit në kohë dhe në mënyrën e duhur është shumë i rëndësishëm. Përdorimi i kremrave anti-celulit tërësisht bimorë, një mënyrë trajtimi pa efektete anësore dhe pa kosto të lartë, do ndikojë në rigjenerimin e lëkurës tuaj, por ne do të sugjeronim të lexonit shumë rreth celulitit që të mund të merrnit vendimin e duhur lidhur me mënyrën e trajtimit.

Kështu ju do të mësoni rëndësinë e 3 komponentëve kryesorë që luftojnë celulitin:

  •  Teknologjia Hyalo- moleculare e cila riaktivizon prodhimin e kolagjenit duke ndikuar ne një lëkurë elastike, të butë dhe pa celulit.
  • Kafeina e cila ushqen dhe redukton edemin përreth yndyrës dhe e ngushton atë duke e bërë lëkurën më elastike.
  • Vaji i bajames i cili përshpejton metabolizim e lëkurës dhe redukton akumulimet nënlëkurore.

Ju mund t’i gjeni të 3 këta komponentë të fuqishëm në 1 produkt të vetëm unik. Ai do të hidratojë, tonifikojë, ushqejë lëkurën tuaj duke shpërbërë strukturat dhjamore dhe duke larguar toksinat prej saj.

  Për rezultatet të shpejta dhe afatgjata përdorni Mira Piel.

Ju mund të lexoni më shumë rreth Mira Piel këtu.

Tashmë celuliti e ka një zgjidhje!