Celuliti.Kush preket nga celuliti dhe pse

October 15, 2019
feminine hip and hands like heart

Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës ,që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet.

Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave.  Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit.

Kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës shtresat e lëkurës hollohen, gjë që rezulton më pas në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit.

Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyrna të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshë dhe strukture trupore.

Llojet e celulitit janë : celuliti i fortë ose solid, celuliti i shkrifët. Celuliti i fortë ose solid, zakonisht gjendet në gratë aktive si balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër në disa raste është i vështirë dhe të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin.

Celuliti i shkrifët, nuk është aq i përqëndruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjendet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie të tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.

Kush preket nga celuliti dhe pse?

Zakonisht janë gratë ato që preken më shume nga celuliti. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë .

Kjo ndodh pasi sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.

Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit janë:

  1. Trashëgimia – Por ndryshe nga tipare të tjera të trashëgueshme si forca apo thinjat e flokëve dhe fortësia e thonjve, shumë gjëra janë të mundura në luftën kundër celulitit.
  2. Marrja e pamjaftueshme e ujit – Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave ,duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 6-8 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
  3. Dieta – Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) , ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor. Të ngrënit pak , konsumi i alkolit, kafeines dhe ushqimeve pikante , ndikojnë në formimin e celulitit, sepse helmi që ato prodhojnë ngel në qeliza. Dieta  nuk e lufton celulitin , perkundrazi e rrit mundësinë , sepse trupi është i etur për ushqim dhe duke kërkuar kompensim, ndikon në formimin e celulitit. Ky lloj shëndeti bllokon arteriet dhe ngecet midis indeve, duke parandaluar eleminimin e substancave të papërdorshme dhe helmeve.
  4. Pirja e duhanit – Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë, por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit. Dobëson lëkurën për shkak të ngushtimit të kapilarëve. Ai dëmton shumë indet lidhore që shkaktojnë efekte gropëzimi dhe celulit.
  5. Tensioni dhe stresi – Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
  6. Marrja e medikamenteve – Mund të dëmtojë proçeset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët oralë, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.

7.Mungesa e ushtrimeve dhe jeta sedentare – Ushtrimet ulin rreziqet  e shëndetit dhe ndihmojnë  në luftën kundër celulitit. Ato përmirësojnë tonet e muskujve , qarkullimin dhe mirëqënien në tërësi, duke ndihmuar në thyerjen e blloqeve të  indeve dhe purifikimin e trupit.

Eliminimi

Nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit, padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Kur nuk mund t’i nënshtroshesh  trajtimit  anticelulit

  1. kur personi vuan nga zemra dhe sëmundjet kardiovaskulare
  2. kur personi ka problem me organet e frymëmarrjes

3.personi vuan nga sëmundja e diabetit

  1. Në trupin e personit ka variçe
  2. Kur personi vuan nga mëlçia kronike apo epilepsia

6.Kur trupi ka shfaqje të puçrrave  masive

  1. Në rastet kur lëkura është e dëmtuar
  2. Në rastet e një shtatzënie
  3. Gjatë ciklit menstrual
  4. Menjëherë pas ndërhyrjeve kirurgjikale etj.

Ndryshimi midis celulitit dhe dhjamit

Edhe  pse të gjithë kemi nga një shtresë dhjamore, sasia individuale e tij varet nga pesha, mënyra e jetesës dhe faktorët gjenetikë. Kjo shtresë dhjami është një lloj mbrojtësi për trupin dhe mbështjellëse për organet,muskujt e nervat. Celuliti nuk bëhet pjesë e organeve siç bëhet dhjami. Ai gjendet vetëm në disa zona të trupit: në kofshë,vithe ,bark dhe gjoks.

Burrat në pergjithësi nuk kanë celulit por dhe në qoftë se i shfaqet, ai vihet re në bark dhe në qafë. Celuliti nuk është patjetër një faktor peshe. Nuk është e thënë të kesh peshë të madhe që të kesh celulit. Megjithëse dieta dhe mënyra e jetesës ndikon në formimin e celulitit një pjesë e madhe e celulitit krijohet nga helmet dhe dhjamërat që ndërtojnë trupin. Celuliti shfaqet tek gratë pavarësisht nga pesha , përmasat dhe strukturat e trupit.

Kush vuan nga celuliti dhe pse?

Gratë janë viktimat e celulitit. Ai shfaqet tek vajzat në moshën 14 vjeçare dhe rritet me maturimin tonë, ndërsa shtresat e lëkurës hollohen dhe formohen. Celuliti shpesh formohet në gra që e shtyjnë periudhën e shtatëzanise dhe në ato që marrin pilula sepse sistemi i tyre i konsumit nuk mund të çlirohet nga fluksi i madh i estrogjenit në trup.

Celuliti mund të zhvillohet pas një plagosje traumatike, nëse sistemi i qarkullimit është  çrregulluar. Një jetë sedentare çon në një forcim te indeve lidhëse duke shkaktuar gropa nën  lëkurë.

Tek burrat celuliti duket shumë rrallë sepse qelizat dhjamore tek ata ndodhen thellë nën lekurë.

Tek gratë qelizat janë më të buta në një formë  dhe janë më afër sipërfaqes të lëkurës duke shkaktuar kështu gropa.

Tek burrat qelizat janë më të prera dhe janë të vendosura më në thellësi te lëkurës, pra i shkaktojnë rrallë ato gropa që ne ia dedikojmë celulitit.

Të dish gjithçka për celulitin do të thotë të kesh më shumë armë për ta luftuar, ose të paktën për të ndalur keqësimin e tij.