Çfarë përfiton organizmi nga përdorimi i propolis?
Propolisi është një lëndë universale përsa i përket llojit të problemeve që ai trajton. Studimet kanë nxjerrë në pah rezultatet mahnitëse që përdorimi i propolisit ka në organizmin tonë duke nisur që nga djegiet dhe plagët në lëkurë deri tek efektet e tij pozitive në kurimin e ulçerës të stomakut dhe largimin e parazitëve të zorrëve.
Pas viteve 90’ përdorimi i propolisit mori hov më të madh duke marrë parasysh jo vetëm tendencën në rritje të njerëzve për tu kujdesur për veten dhe prirjen për të përdorur produkte natyrale, por edhe për faktin se propolisi është një lëndë që mund ta gjesh lehtësisht dhe kushton pak. Ju mund të përdorni propolisin për:
Kurimin e djegieve- propolisi është lënda që rigjeneron lëkurën më shpejt se çdo lloj trajtimi tjetër. Është vërtetuar se karakteristikat e propolisit në shërimin e djegieve janë fort të dukshme dhe brenda indeve nuk kishte shenja të ndonjë inflamacioni të mundshëm për shkak të aktivitetit anti-bakterial dhe anti-inflamator të propolisit.[1]

Shërimin e plagëve- studimet kanë treguar se propolisi nxit përshpejtimin e shërimit të plagëve duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe parandaluar infeksionet për shkak të aktivitetit të tij anti-bakerial.
Ulçerën e stomakut- shkaktohet si pasojë e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ul cilësinë e jetës së personave të prekur. Me përdorimin e propolisit shërimi i ulçerës në stomak përshpejtohet dhe sekretimi i acidit të stomakut ulet.[2]
Inflamacionet- propolisi është një agjent anti-inflamator si për fazat akute ashtu edhe për ato kronike. Karakteristikat e tij përdoren për muskujt dhe artikulacionet.

Aknet– vetitë antimikrobiale të propolis ndihmojnë në reduktimin e akneve, për këtë arsye ai ka gjetur përdorim edhe në kremrat farmaceutikë.
Parazitët e zorrëve – propolisi është zbuluar të jetë aktiv edhe kundrejt disa parazitëve të zorrëve. Prebiotikët që ai përmban stimulojnë rritjen e aktivitetit të baktereve të dobishme në zorrë duke penguar zhvillimin e parazitëve. [3]
Studimet vazhdimisht tregojnë se propolis mund të ketë një shtrirja akoma më të gjerë përdorimi dhe se ne ende dimë pak për të.
- https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4887649/
- https://www.researchgate.net/profile/Yosra_Soltan/publication/289802116_Propolis_as_natural_feed_additive_in_ruminants_diets_can_propolis_affect_the_ruminants_performance_Review_article/links/5735dafd08ae9f741b29c086/Propolis-as-natural-feed-additive-in-ruminants-diets-can-propolis-affect-the-ruminants-performance-Review-article.pdf
- https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/30782287/