Disa udhëzime për parandalimin e rrudhave për 20 e ca vjeçarët

October 15, 2019

Teknikisht si një 20 e ca vjeçare, jam në lule të rinisë, çka do të thotë se ende jam në gjendje t’ia dal duke pirë vodka-tonic apo duke fjetur 4 orë në ditë, dhe të gjitha këto pa më lënë shenja në fytyrë.

Gjithashtu e di se çelësi për të palandaruar shfaqjen e rrudhave është ta fillosh gjithçka që herët. Pra, si duhet të veproj saktësisht? Kam kërkuar këshilla nga eksperti i lëkurës dhe mjeshtri Renée Rouleau, në mënyrë që të parandaloj sa jam në kohë shfaqjen e rrudhave.

Nëse kjo je ti pak a shumë, por nuk ke folur me asnjë ekspert deri tani,  ai flet edhe për ty për një regjim përkujdesi ndaj lëkurës

Gjej diçka që i përshtatet lëkurës tënde. Bëj kujdes me llojin e lëkurës që ke. Është e yndyrshme? E thatë? Me puçrra? Duke përdorur produkte që kujdesen për llojin e lëkurës që keni, do e trajtosh atë në mënyrë më të shëndetshme.

Mos thyej rregullat themelore për përkujdesjen e lëkurës. Pavarësisht gjithçkaje, ti gjithmonë duhet ta pastrosh fytyrën nga makijazhi i përditshëm, yndyra apo bakteriet. Para se të shkosh në shtrat, duhet patjetër të pastrosh, tonifikosh dhe vendosësh  një serum kundër moshës në vendet ku lëkura rezulton më së shumti e thatë.

Realisht duhet ta merrësh me qetësi çështjen e produkteve kundër plakjes së lëkurës. Tani më shumë se kurrë, femrat janë të ndërgjegjësuara për përdorimin e kremrave antimoshë. Edhe pse kjo është një gjë e mirë, disa herë, nuk duhet tepruar.

“Shumë kremra kundër shfaqjes së rrudhave kanë përbërës aktiv të fuqishëm, që rrisin metabolizmin e qelizave dhe mund të shkaktojnë një çehre të re të lëkurës”- sqaron Rouleau. Në vend që të shpenzosh lekët me produkte të shtrenjta, do të ishte mirë të përqendroheshe të ato kryesoret, që kanë të bëjnë me larjen, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga dielli.

Masazho fytyrën. Pastrimi i thellë i poreve një herë në muaj është i domosdoshëm, sipas Rouleau. Ai është ideal për një femër në të 20-at, sepse jo vetëm parandalon plakjen, por edhe shkatëron bakteret që provokojnë shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Nëse nuk mund ta praktikosh çdo muaj, rekomandohet katër herë në vit, një herë në çdo stinë. 

Përdor krem për sytë. Duke filluar që në moshë të re, mund të shmangësh daljen  e rrudhave në pjesën e syve, pjesë kjo e cila është e para ku shfaqen shenjat e moshës. Nëse je 20 vjeç dhe kanë filluar shenjat e para rreth syve, duhet të përdorësh një krem për sytë, të mirëformuluar, në mënyrë që të mbash pjesën delikate të ushqyer dhe të mbrojtur. (Rekomandohet: Renée Rouleau Total Eye Repair Cream).

Program për ushqimin dhe pijet

Konsumoni ushqime të pasura me antioksidantë. Duke minimizuar dëmtimin e qelizave, ato luftojnë plakjen nga brenda – jashtë, plus që kanë përmbajtje të lartë fibrash, të ulët yndyre dhe janë një burim i mirë vitaminash. Perimet jeshile, frutat, gjithçka që pëmban Omega-3 (salmoni i egër), avokando, arra/fara dhe manaferra, janë disa prej këtyre ushqimeve.

Pini shumë ujë. Ne shpesh kemi dëgjuar se brenda ditës duhet të pish të paktën 8 gota ujë. “Sasia e ujit që duhet të konsumojmë është çështje individuale sepse varet nga pesha trupore e secilit, niveli i aktivitetit ditor, gjendja shëndetësore dhe temperatura e brendshme”- thotë Rouleau.

Një rregull që mund të ndiqni është 30 ml për 30 kalori të konsumuara. Nëse nuk je mirë me ekuacionet e matematikës, instalo në telefonin tënd programin iDrated dhe ai do të orientojë saktësisht se sa ujë duhet të pish në varësi të moshës dhe peshës.

Udhëzimet e Rouleau:

Pini një gotë me ujë menjëherë pasi zgjoheni

Mbani një shishe me ujë afër kur shkoni në shtrat

Mbani ujë në tavolinën tuaj të punës

Vendosni në kompjuterin tuaj një fletushkë, e cila do ju kujtojë të pini ujë

Mbani një bidon të vogël me ujë në çantë

Pini para, gjatë dhe pas ushtrimeve. Nëse ushtrimi zgjat më shumë se 60 minuta, konsumoni pije sportive.

Mbrojtja nga dielli

Mbrojtja nga dielli është pa diskutim mënyra më e mirë për të shmangur shenjat e moshës në lëkurë. Kremi kundër diellit duhet përdorur çdo ditë të vitit dhe jo vetëm kur është kohë me diell. “Në plazh, njerëzit më së shumti fokusohen të marrin krem me faktor të lartë mbrojtës, por në të vërtetë e gjithë çështja qendron në vendosjen e kremit në sasinë e duhur dhe të shpeshtë  (të paktën çdo dy orë)”- thekson Rouleau.

Nëse ke lëkurë të ndjeshme, të yndyrshme apo me akne dhe kërkon një krem kundra diellit matt, përdor një formulë me oksid zinku. Për lëkurë normale dhe të thatë, përdor një formulë me minerale pa kimikate, thotë Rouleau. Nëse përdorni një krem me faktor mbrojtës në formën e pudrës për lëkurën tuaj, është një mënyrë tjetër e lehtë dhe e shpejtë për ta mbrojtur atë nga dielli.

Gjumi

“Gjatë gjumit është koha kur trupi ynë riparon të gjitha dëmtimet e ditës dhe ndërprerja e këtij procesi do të ngadalësojë qarkullimin e qelizave dhe do të ndërhyjë në qarkullimin e duhur të gjakut, duke e bërë lëkurën më të zbehtë”-shprehet Renée.

Mungesa e gjumit, gjithashtu, mund të përkeqësojë pothuajse gjithçka që ka të bëjë me lëkurën, duke përfshirë këtu puçrrat, ekzemat dhe shenjat e kuqe. “Bukuroshja e fjetur” mesa duket nuk është vetëm një përrallë.