Duar të buta…ja si mund ti keni.

October 15, 2019

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për flirtim, për darkë, intervistë për vendin tuaj të ri të punës: çdokund do t’jua shikojnë gishtat …

‘Duart zbulojnë se kush jemi’, thotë një fjalë e vjetër popullore. Dhe për këtë nuk duhet të jemi profet: edhe neve një shikim i shkurtër tek duart na zbulon shumë gjëra për një njeri – e jo vetëm moshën e tij.

Nuk janë vetëm ndihmës të rëndësishëm, por edhe vizitkarta jonë në fushën e bukurisë. Për këtë arsye duhet edhe t’i mirëmbajmë.

Përgjithmonë e re dhe e bukur
Në pjesën e jashtme të dorës, lëkura ka shumë pak gjëndra dhjamore dhe për këtë arsye edhe një shtresë tejet të hollë mbrojtëse. Mu për këtë, me kalimin e kohës, lëkura e humb elasticitetin dhe mund të vërehen shenjat e plakjes së lëkurës.

Kjo është arsyeja pse pas çdo larjeje, duart duhet t’i lyeni me krem! Në këtë mënyrë, lëkura furnizohet me yndyrë dhe lagë shti të mjaftueshme dhe mbetet e butë dhe e lëmuar. Këshillë: lëngjet speciale kundër plakjes ju mbrojnë nga “njollat e plakjes” në lëkurë.

Për duar të buta
… këshillohet që së paku një herë në javë të zhvoshket lëkura e duarve. Në këtë mënyrë do të largoni zbokthin e terur të lëkurës dhe duart e vrazhda sërish bëhen të buta si mëndafsh.

Këshilla për të kursyer: ata që dëshirojnë, mund të përziej në vetë materialin për zhvoshkjen e lëkurës! Përzieni ca vaj për foshnje, respektivisht vaj lule dielli me sheqer dhe fërkojini me të duart për dy minuta. Ndihmon gjithashtu, nëse gjatë larjes i fërkoni fuqishëm duart me furçë, pasi kjo e stimulon qarkullimin e gjakut!

Pastrimi i këndeve
Parandalon lëkurën e thyeshme të thonjve: lëkurën bëjeni të lëmueshme me krem apo me zbutës të lëkurës së thonjve, e më pas shtyjeni prapa përzierjen me kujdes dhe butësi, me ndihmën e një shkopi. Kujdes: kurrë mos i prisni thonjtë me gërshërë! Më pas, duarve u bëni masazh me vaj ulliri apo krem për lëkurë të thonjve.

Maska
Një përkujdesje e jashtëzakonshme gjatë natës: lyejini duart me krem të trashë, vendosni në duar dorëzat nga pambuku, bartini gjatë gjithë natës, në mënyrë që lëkura të thithë yndyrën. Edhe më regjeneruese janë të ashtuquajturat maska javore.


Forcon lëkurën dhe thonjtë: trajtojini duart me vaj të nxehtë ulliri për 5-10 minuta. Më së miri në mbrëmje. pasi Që atëherë duart kanë veti më të mira thithëse.