Dy mënyra si të trajtoni aknet hormonale pa shpenzuar asnjë lek!

October 15, 2019
Close-up of woman holding her hand to her face

Aknet ju shfaqen në të njëjtin vend çdo muaj? I keni të thella, cistike dhe të dhimbshme? Nëse përgjigja për këto pyetje është “po”, ekziston një shans i madh që aknet të jenë shkaktuar nga ndryshimet hormonale në trupin tuaj.

Në shumicën e rasteve, aknet hormonale lidhen me pubertetin, kur trupi kalon shumë ndryshime hormonale.

Por ky lloj i akneve mund të prekë njerëzit e çdo moshe, veçanërisht gratë që përjetojnë luhatje hormonale gjatë menstruacioneve, shtatëzanisë dhe menopauzës. Puçrrat hormonale gjithashtu mund të shkaktohen nga fluksi i hormoneve për shkak të sindromës ovarian polycystic dhe rritjes së niveleve të androgjenit.

Më shumë se 50 për qind e grave ndërmjet moshës 20 dhe 29 vjeç dhe më shumë se 25 për qind e grave ndërmjet moshës 40 dhe 49 vjeç vuajnë nga aknet, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Për adoleshentët që kanë akne hormonale, zakonisht shfaqen në zonën T të fytyrës që përfshin ballin, hundën dhe mjekrën.

Këtu janë disa nga mënyrat më të mira për të trajtuar aknet hormonale:

Kujdesuni mirë për lëkurën tuaj
Mënyra më efektive për t’u marrë me aknet hormonale është të kujdeseni mirë për lëkurën tuaj. Një regjim i mirë për kujdesin e lëkurës ndihmon ta mbani atë të shëndetshme dhe të parandaloni puçrrat e fytyrës. Gjithmonë pastrojeni fytyrën butësisht.

Lajeni atë dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe përsëri natën para se të shkoni në shtrat. Pastrimi i fytyrës suaj ndihmon në parandalimin e grumbullimit të papastërtisë që mund të bllokojë poret tuaja dhe të kontribuojë në puçrra.

Mundohuni të mos prekni fytyrën tuaj në mënyrë të panevojshme me duar të pa lara. Zgjidhni produktet e kujdesit të lëkurës me kujdes dhe mos përdorni shumë kremëra në fytyrën tuaj. Kur vuani nga puçrrat e fytyrës ose probleme të tjera të lëkurës, mos u përpiqni të shtrydhni ose të pastroni aknet me qelb, pasi kjo mund të rrisë rrezikun e infektimit dhe të rezultojë në plagë të përhershme.

Aplikimi i një komprese të ngrohtë në zonën e prekur është një tjetër mënyrë për t’u marrë me puçrrat hormonale.

Kompresat e ngrohta nxisin qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në nxjerrjen e baktereve apo qelbit nga poret e lëkurës. Kjo nga ana tjetër do të përshpejtojë procesin e shërimit dhe do të ndihmojë në uljen e dhimbjes që mund të shoqërohet me puçrra fytyre.