Efektet pozitive të propolis për kujdesin oral
Propolisi njihet gjerësisht për efektet e tij pozitive në organizëm. Përbërësit e tij kanë bërë që të gjejë vend të veçantë për përdorim edhe në fushën e stomatologjisë. Ai ka gjetur një gamë të gjerë përdorimesh për probleme të ndryshme orale.
Kariesi dhe infeksionet në gojë
Ambienti i gojës është i pasur me florë bakeriale e cila mund të cojë në krijimin e kariesit ose infeksioneve të mundshëm në gojë, të cilat mund të përfundojnë me inflamacion dhe dhimbje të mëdha. Propolisi përdoret si antibakerial duke kufizuar numrin e mikoorganizmave dhe pllakave bakteriale të cilat ndikojnë në zvogëlimin e kariesit.

Plagët në gojë
Përtej vetive të tij antibakeriale e cila ndihmon që plaga të mos infektohet, propolisi është vërtetuar të jetë lënda që përshpejton shërimin e plagëve më shpejt se çdo lëndë tjetër. Ai mbështet procesin e shërimit pas operacionit në zgavrën e gojës duke zogëluar inflamacionin dhe duke përshpejtuar procesin e rigjenerimit të indit.
Herpesi
Herpesi është një nga patogjenët më të njohur të njeriut i cili shkakton sëmundje të mukozës së gojës. Efektet anti-virale të propolisit ndihmojë në shërimin e tij duke zvogëluar rritjen dhe përparimin e ndryshimeve të lëkurës në një fazë të hershme të këtij infeksioni. Gjithashtu, ai ul frekencën e përsëritjes në rastet e herpesit kronik.

Myku i gojës
Shkaktohet nga kërpudhat Candida albicans për shkak se imuniteti juaj nuk mund t’iu mbrojë kundër tyre, kështu ato fillojnë rriten në mënyrë të pakontrolluar duke shkaktuar vështirësi në gëlltitje, skuqje, hidhërim apo humbje të shijes. Për shkak të vetive të tij anti-mykotike propolisi rekomandohet të përdoret për të kuruar mykun e gojës.
Stomatiti aftoz
Stomatiti mund të shkaktohet nga proteza, mungesa e higjenës, implantet dhe ulja e imunitetit. Ai ka dimensione të ndryshme dhe është i veshur me një ngjyrë të bardhë, të verdhë ose të kuqe. Shkakton shqetësime e dhimbje të cilat theksohen gjatë ngrënies së ushqimit ose lajres së dhëmbëve. Zakonisht këto shqetësime zgjasin deri në 2 javë zakonisht por ju mund të përdornin propolis për të përshpejtuar shërimin e tyre.
Referencat: