Ekzema e duarve nga përdorimi i detergjentëve larës, ja masat parandaluese

October 15, 2019

Ekzemat (dermatitis apo pezmatimi i lekures) prek rreth një në çdo pesë individ të paktën njëherë gjatë jetës së tyre. Shkaqet janë të shumëllojshme duke nisur nga kontakti me cfarëdolloj produkti kimik me lëkurën ( materiale ndërtimi, pastrues të ndryshëm kimik), produktet kozmetike (shampo, kremra, make up etj), kontakti me cfarëdolloj materiali ( veshje, metale, dru), kontakt me bimët apo me kafshët etj


Termi që përdoret gjerësisht është ekzeme ose më thjeshtë pezmatim i lëkures( skuqje e saj). Ekzema mund të jetë akute ose kronike ose të dyja bashke.


Gjatë ekzemës akute lëkura skuqet, enjtet ka prurit ( kruajtje) dhe mundet edhe të krijohen vezikula të mbushura me lëng seroz.
Në ekzemën kronike lëkura është e kuqe e errët e kufizuar përgjithësisht me lëkurën e shëndoshë e trashë dhe shpeshherë edhe copëza të imta lëkure të shkëputura.


Ekzema e duarve nga përdorimi i detergjenteve larës
Sot e më shumë po shtohet përdorimi i detergjenteve kimik larës të ndryshëm që përdoren gjerësisht në shtëpitë tona, përdorimi pa kriter i tyre, pa masa mbrojtëse sic janë ( përdorimi i dorezave gjatë punës me to) cojnë në acarimin apo pezmatimin e lëkurës, skuqjen e saj dhe shfaqjen e atyre që quhet ekzema irritative nga kontakti me produkte kimike.

Në fazën e parë lekura është e skuqur e enjtur dhe me vezikula të vogla apo bulëza me lëng serotik, ku pruriti (krujtja) është prezent, kjo është faza akute e ekzemes, më pas me vazhdimin e përdorimit të këtyre produkteve kimike, lëkura fillon dhe thahet ashpërsohet dhe trashet dhe mund të krijohen edhe ragade (carje të lekurës).


Ekzema akute nga përdorimi hena per zbukurimin e duarve
Gjithashtu janë duke shtuar shumë ato që quhen ekzemat profesionale nga puna me produkte dhe lënd kimike, sidomos tek puntorët e ndërtimit, banakier, parukier apo persona që punojnë me këto produkte kimike. 

Trajtimi i kësaj patologjie konsiston ne aplikimin e emolienteve zbutës, përdormi i pomadave me kortizon dhe në fazen akute edhe kortizonik sistemik