Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve

October 18, 2019

Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve:

•   Predispozicioni gjenetik

•  Ndryshime stinore

•   Faktorët hormonale: hiperndjeshmeri ndaj androgeneve, deficiti i estrogeneve,

•  Faktorët psikologjik: stresi, shoku emocional (vdekjet, aksidentet, operacionet, ndarjet) etj,

•  Disa sëmundje të rënda, lindjet ku nevojat e organizmit për vitamina e kripëra janë më të shtuara

•  Anemia, kequshqyerja, sëmundje endokrine (p.sh të tiroides)

•  Medikamentet (sidomos kimioterapia)

•  Sëmundjet e lëkurës të lokalizuara në kokë

•   Traumat dhe agresionet ndaj flokut

•   Dietat, dhe çrregullimet ushqimore

•  Përdorimi kimikateve

•  Ekspozimi ndaj rrezatimeve të ndryshme etj.

Rënia e tipit të vonshëm

Dëmtimet gjatë ndonjë sëmundje të ndryshme infektive me temperaturë, toksicitet ose në lindje pasqyrohen më vonë me një rënie të flokëve pas 2-4 muajve pasi faktorët dëmtues kanë vepruar në ciklin e flokëve.

Rënia e menjëhershme

Shumë rrënjë të flokëve  reagojnë ndaj stimujve dëmtues qoftë sëmundje të ndryshëm por dhe marrja e medikamenteve të ndryshëm dhe kështu shumë flokë mund të bien brenda pak ditëve pas dëmtimit. Pra, shfaqet alopecia e tipit imediat.

Presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë kapjes ndikojnë në rënien e tyre

Presioni kronik dhe tërheqja çojnë në ndryshime të rikthyeshme, që frenojnë komplet formimin e flokut ose që formohen flokë të hollë si push. Alopecia nga presioni kronik shpesh shkaktohet nga shkaqe profesionale si në gratë që mbajnë shporta në kokë ose nga mbajtja e objekteve të tjera.

Alopecia nga tërheqja ose fërkimi kronik vërehet në format e ndryshme të kapjes së flokëve në disa kapje tradicionale të flokëve. Në raste të tilla duhet të tregohemi të kujdeshëm edhe në formën se si ne i lidhim flokët, dhe sa shumë i shtrëngojmë apo i tërheqim, veprime këto që janë të dëmshme pasi nxisin rënien, duke e dobësuar shumë rrënjën e flokut si pasojë e presionit të tërheqjes.

Dëmtimet e thella dhe humbja e përhershme e flokëve

Rënia/Alopecia nga traumat dhe nga sëmundje të tjera në lëkurën e kokës. Rënia e përhershme vjen si rezultat se rrënjët/folikujt e flokëve mungojnë nga anomali të lindura ose ato janë dëmtuar rëndë gjatë jetës si rezultat i faktorëve dëmtues.

Burrat tullacë ose gratë me alopeci si të meshkujve kanë rrënjë të rikthyera në miniaturë( të vogla). Tek rënia e përhershme vërehet në dëmtimet e thella në lëkurën e kokës që çojnë në cikatrice të lëkurës janë siç janë djegiet me lëndë të ndryshme dhe acide, sëmundjet e lëkurës ulcerative. Rënia nga shkulja e flokëve, sëmundjet e lokalizuara në kokë, rrezatimet ose djegiet mund të çojnë në shkatërrim total të folikulit të flokut (rrënjës) e si pasojë në rënie të përhershme.

Flokët bien edhe nga infeksionet virusale

Dëmtimet e ngjashme shkaktohen dhe nga infeksionet virusale siç është gangrena në Herpes Zoster, infeksionet bakteriale si tuberkulozi, lepra, sifilizi terciar, pustulosis euzinofilike, dermatozat erozive pustulare të skalpit të kokës, sëmundjet mykotike të thella, neoplazmat ulcerative si hemangioma, limfoma malinje, karcinoma bazoqelizore ose melanoma malinje.

Shkaqe e patologji të tjera që shoqërohen me rënie të parikthyeshme të flokëve mund të jenë: Lichen planus atrofik, Lupus diskoid eritematoz, Sklerodermia, Nekrobiosis lipoidike, Sarkoidiosis, Epidermiolisis distrofike hereditare, Pemphigoid cikatricial, Lupus vulgaris, Favus, Dermatosis erozive pustulare e scalpit, Folikuitis dekalvans, Carcinoma bazoqelizore, Porphyria dhe Genodermatozat si Iktiosis vulgaris, Inkontinence pigmenti. Rrezatimi jonizues mund të çojë në një dermatit aktiv dhe një alopeci të parikthyeshme.

Rënia nën ndikimin e faktorëve genetikë

Alopecia androgenike quhet alopecia që shoqërohet me rënie të flokëve nën prezencën e një predispozicioni gjenetik dhe influencës së hormoneve androgjenëve. Vërehet me shpesh te  meshkujt por haset dhe tek femrat.

Tek femrat përveç faktorit gjenetik ndikon dhe rritja e hormoneve androgene ose rritja e përgjigjes ndaj këtyre hormoneve dhe vihet re midis moshës 20-40 vjeç.

Rënia ose hollimi i flokëve vërehet kryesisht në zonën qendrore të kokës (zonën e kurorës). Flokët ekzistues janë të hollë, dhe shpesh kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me akne.