Inflamacioni kronik i lëkurës, shkaktarët dhe trajtimi i tij

July 11, 2020

Dr. Rozana Çela është dermatologia me një përvojë të gjatë 17 vjecare në fushën e dermatologjisë. Ajo ushtron profesionin e saj si mjeke dermatologe dhe ka qënë pjesëmarrëse aktive në shumë konferenca mjekësore në Shqipëri por dhe në nivel ndërkombëtar. Këto specializime kanë pasur ndikim të madh në rritjen e nivelit të saj profesional.

Përshëndetje Dr. Rozana

– Rrudhat konsiderohen si procese normale të lëkurës por mund të na informoni nëqoftëse e vuajnë gratë shfaqjen e tyre?

Po, është e vërtetë që gratë e vuajnë shumë shfaqjen e rrudhave në fytyrë apo pjesë të tjera të trupit të cilat janë të ekspozuara sepse ato nisin të ndihen më pak të bukura dhe të humbasin vetëbesimin.

Por për mua pyetja më me interes do të ishte, a duhet të shqetësohen ato për praninë e rrudhave apo duhet ti pranojnë ato si një fenomen i natyrshëm i jetës?! Për ne mjeket rrudhat nuk janë vetëm një problem estetik por ato manifestojnë një problem akoma më të madh sic është inflamacioni kronik i lëkurës, i cili në fakt është edhe faktori kryesor në formimin e tyre.

– Mund të shpjegoni se cfarë është ky inflamacioni kronik dhe si lidhet ai me krijimin e rrudhave?

Do të mundohem që ta shpjegoj me sa më pak terma mjekësorë dhe sa më thjesht në mënyrë që të jetë më e kuptueshme. Lëkura është organi i trupit i cili përbëhet nga disa shtresa të cilat kanë role specifike. Ndryshe nga organet e tjerë lëkura është në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe si pasojë e këtij ekspozimi ndaj faktorëve që shpesh herë nuk janë miqësorë shkaktohen dëmtime të lëkurës dhe inflamime.

Shtresat e thella të lëkurës janë përgjegjëse për prodhimin e disa proteinave sic është kolagjeni nëpërmjet të cilave luftohet inflamacioni dhe mbahet lëkura e shëndetshme, por me kalimin e moshës si dhe me dëmtimin e vazhdueshëm të këtyre shtresave proteinat prodhohen gjithnjë e më pak duke shkaktuar inflamacion kronik të lëkurës.

Pra lëkura nuk është më e shëndetshme dhe fillon të humbasë vetitë e saj sic janë elasticiteti, forma, tekstura etj. Humbja e këtyre vetive manifestohet me shfaqjen e rrudhave, njollave por edhe me probleme më serioze.

– Cilat janë faktorët që ndikojnë në inflamacionin e lëkurës dhe a mund të bëjmë dicka për tu mbrojtur?

Faktorët janë të ndryshëm dhe ndahen në dy kategori të mëdha: ata që ne mund ti kontrollojmë dhe ata që nuk mundemi.

Plakja është një faktor të cilin ne nuk mund ta kontrollojmë. Ndërsa ekspozimi ndaj rrezeve UV, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe mungesa e higjenës së lëkurës janë faktorë që ndikojnë shumë sidomos në formimin e rrudhave të parakohshme të cilat shfaqen nga mosha 30 – 50 vjec dhe na bëjnë që të dukemi më të moshuara. Pikërisht ndaj kësaj kategorie ne kemi mundësinë të mbrohemi.

– Meqënëse këta faktorë janë pjesë e përditshmërisë tonë cfarë mund të bëjmë për ti shmangur?

Po, ne mund të marim disa masa paraprake si:

Mbajtja e kapeleve me strehë të gjerë dhe e syzeve të diellit përgjatë e ekspozimit të gjatë në diell.

Të shmanget dalja në mesditë kur intesiteti i diellit është më i lartë.

Të eleminohet pirja e duhanit.

Të ushqehemi me një dietë të pasur.

Por kur them mbrojtje nuk e kam fjalën vetëm për shmangien e këtyre faktorëve gjë e cila mund të na japë një ndjesi të mungesës së lirisë por për riaktivizimin e mënyrës që vetë organizmi bën. Sepse sic dhe e përmendëm lëkura e shëndeteshme ka një mënyrë natyrale të luftimit te inflamacionit i cili është shkaku kryesor i rrudhave dhe ne thjesht duhet të riaktivizojmë këtë proces që ka rënë në gjumë.

– Cfarë nënkuptoni me riaktivizimin e këtij procesi që ka rënë në gjumë dhe a mund ti zhdukim rrudhat e vjetra?

Është shumë e rëndësishme të luftohet shkaku pra ne duhet të riaktivizojmë procesin e krijimit të kolagjenit dhe proteinave të tjera të cilat e largojnë inflamacionin kronik kështu lëkura do ti fitojë vetitë e saj duke u bërë më elastike dhe rrudhat do të zhduken.

Për ta shpjeguar më qartë marrim një shembull që të gjithë e kemi hasur. Ne kemi parë se si formohen rrudhat në gishta kur i mbajmë ato për një kohë të gjatë në ujë dhe më vonë ato largohen shumë shpëjt pa lënë asnjë gjurmë apo shenjë. Kjo do të thotë që lëkura është shumë e aftë të rimarrë formën natyrale, të qëndrojë e drejtë dhe e tendosur por ne duhet që ti japim lëkurës, ndihmën tonë duke e tajtuar atë me produkte të cilat qetësojnë qelizat që janë nën inflamacion.

– A e kryen këtë funksion cdo produkt që na ofrohet sot për shëndetin e lëkurës?

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi shumica e produkteve në treg nuk e luftojnë shkakun por thjesht kamuflojnë rrudhat. Ndaj dhe shumë gra mund të kenë ngelur të zhgënjyera nga produktet dhe metodat tradicionale të trajtimit të rrudhave.

Sot ne kemi një mënyrë inovative në largimin e inflamacionit kronik të lëkurës e cila është teknologjia hyalo-molekulare. Produktet të cilat janë krijuar me këtë teknologji shumë efektive sic është dhe serumi IUVENIS depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës dhe krijojnë në to një mjedis ideal për të luftuar inflamacionin kronik.

– Mund të na thoni dicka më shumë për këtë serum? A është një trajtim që ju bëni në klinikën tuaj?

Ky trajtim bëhet fare lehtë në kushte shtëpie. Eshtë në format serumi dhe aplikohet në zonat ku ka rrudha dhe më pas përhapet në gjithë fytyrën. Eshtë i përshtatshëm për cdo lloj lëkure dhe moshë.

Për më tepër nuk ka efekte anësore sepse është i përbërë nga elementë natyrale. Ne ja u kemi sugjeruar pacientëve tanë dhe kemi marre rezultate të mahnitshme.

Unë mendoj që serumi anti-age IUVENIS dhe teknologjia hyalo-molekulare është zgjidhja më e mirë për trajtimin e rrudhave duke riaktivizuar procesin që vetë natyra përdor.

-Si përfundim cili është mesazhi që mund ti jepni audiencës tonë?

Do ju rekomandoja që të gjithë duhet të kujdeseni maksimalisht për shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm që do të dukeni më të bukura dhe të reja por gjithashtu edhe më të shëndetshme.

Ku mund ta porosisni ?

Serumin Iuvenis mund ta gjeni vetëm online në faqen zyrtare iuveniscare.com ose në facebook. Pasi të beni porosine, serumi vjen ne shtëpinë tuaj për 2-3 dite.

Faleminderit për aplikimin
Përfito nga oferta dhe kurse 70%