Keni të çara të kuqe në duar? Këto janë hapat që duhet të ndiqni për t’i kuruar

October 15, 2019

Më shumë se 125 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga shenjat e kuqe që shfaqen në lëkurë. Në fazat e para ato janë thjesht shenja, ndërsa më vonë kthehen në plagë, të cilat janë të vëshira për t’u kuruar.

Problemet më të mëdha shenjat e kuqe i hasin gjatë stinës së dimrit dhe është mirë që t’i trajtoni me kujdes. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra mjaft efikase që janë të këshilluara nga dermatologët.


Detergjentit të duarve hidhini brenda vaj bimësh ose aloe vera
Reduktoni produktet e kozmetikës që përmbajnë alkool ose kimikate
Përpiquni të shmangni daljet herët në mëngjes ose vonë në darkë
Konsumoni sa më shumë ushqime që ndihmojnë në ripërtërimin e lëkurës
Përdorni kremra që përmbajnë vitaminën D.

Duart dhe thonjtë flasin shumë për një person dhe meqë me shtrëngimin e duarve realizojmë kontaktin e parë dhe lëmë përshtypjen e parë, është e rëndësishme që të kemi gjithnjë duar të lëmuara dhe të buta.

Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë aspak të hijshme dhe tërheqëse. Gjatë dimrit, për shkak të temperaturave dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes globale, lëkura e duarve thahet.

Për këtë, është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duart. Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e mirë gjatë dimrit, është mbajtja e dorezave. Kur të lani enët, gjithmonë duhet të mbani doreza gome meqë duart ekspozohen ndaj substancave të shumta kimike që largojnë yndyrën, jo vetëm të enëve por edhe të duarve.

Për këtë, duhet të shmangni larjen e shpeshtë të duarve gjatë ditës. Disa herë në javë duhet të përdorni krem natyral për duar apo edhe më mirë, vaj kokosi. Kremin ushqyes mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.Përzieni pak gjalpë pa kripë me mjaltë dhe hithra.

Është një mendim i gabuar se vetëm thonjtë e kuruar në qendra estetike sigurojnë duar të bukura. Por edhe nëse i bëni, ata nuk do të bien në sy nëse keni një lëkurë të lënë pas dore, të ashpër dhe me shenja.

Për këtë, sa herë të keni një lëkurë të thatë apo të tendosur, mos hezitoni të përdorni krem. Është mirë që para se të flini t’i masazhoni duart me krem, pasi masazhi përshpejton edhe qarkullimin e gjakut.