Këshilla mbi trajtimin e flokëve

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes
– Nëse humbja juaj e flokëve është e papritur;
– Nëse koka juaj duket e skuqur, me luspa dhe e kruajtshme;
– Nëse ju kohët e fundit keni lindur dhe keni humbje të flokëve;
– Nëse ju kohët e fundit keni filluar një mjekim të ri ose keni patur kemioterapi;
– Nëse ju keni sëmundjen e tiroides, një mungesë ushqimi dhe një sëmundje autoimune;
– Nëse procesi i rënies së flokëve është i ndryshëm nga një proces normal si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat.
Këshilla mbi trajtimin
– Vazhdoni të lani flokët tuaj me një shampo të butë;
– Nëse ju përdorni tharësen e flokëve, përdoreni në nivel sa më të ulët në mënyrë që të mos dëmtojë flokët tuaj;
– Është mënyrë e sigurt që ti lyeni flokët kur ngjyra juaj është larguar ose floku është në një gjendje jo të mirë;
– Një prerje flokësh ndryshe mund ta bëj humbjen tuaj të flokëve më pak të dukshme;
– Trajtoni çdo gjendje skalpi, siç është zbokthi ose psoriasiz;
– Hani një dietë të mirë-balancuar;
– Praktikoni teknikat e relaksimit dhe konsideroni faktin që stresi është faktor në rënien e flokëve;
– Nuk ekziston një kurë për humbjen e trashëguar të flokëve, por disa trajtime mund të zvogëlojnë procesin dhe mund të ndikojnë në mbirjen e flokëve;
– Trajtimi i hershëm funksionon mirë për të parandaluar humbjen e mëtejshme të flokëve; nëse trajtimi ndalohet, humbja e flokëve do të fillojë përsëri;
– Transplanti i flokëve do të jetë një opsion; zakonisht është më i suksesshëm për meshkujt sesa për gratë.