Kremi natyral për duar të çara, me vetëm 3 përbërës

October 15, 2019

Nëse specialistët e kozmetikës thonë ndryshe, kurimi i duarve nuk kërkon angazhim të madh. Madje edhe kremin për lëkurën e plasaritur të duarve mund ta bëni vetë, shpejt dhe pa shpenzuar shumë para.

Shumica e njerëzve kurojnë duart vetem duke i larë dhe vetëm ndonjëherë i lyejnë me krem hidratimi, gjë që nuk paraqet ndonjë mundim të madh, as që kërkon ndihmën e ndonjë eksperti të veçantë.

Në shumicën e rasteve kjo nuk është e mjaftueshme, por me kalimin në moshë, duarve u nevojitet kurë shtesë, të cilën të gjithë bashkë mund ta bëjnë.

Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi.

Ju nevojiten:

– 1 lugë mjaltë;
– 1 lugë jogurt;
– 1 lugë lëng limoni

Udhëzimi për përdorim:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrim një masë kremi.

Vendosseni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta. Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë.

Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira.