Kremrat që duhet të përdorim për të patur një lëkurë të shëndetshme

October 16, 2019

Lëkura është një organ shumë i rëndësishëm dhe i specializuar për vetë funksionet specifike që ka. Pranvera ka ardhur dhe temperaturat kanë filluar të rriten. Ne jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit çdo ditë, por shumë nga ne nuk dinë si ta mbrojnë në mënyrë të shëndetshme lëkurën. Cfare duhet të marrin njerëzit për të patur një lëkurë sa më të shëndetshme. Mënyrat se si duhet të përdoren kremrat, sipas llojit të lëkurës. 

Stina e pranverës shoqërohet edhe me probleme që mund të shfaqë lëkura te njerëz të ndryshëm. Është dielli faktori kryesor apo ka edhe të tjerë që ndikojnë?

Duke qenë se gjatë dimrit një përqindje e lartë e njerëzve nuk e mbrojnë lëkurën duke menduar se temperaturat janë të ftohta dhe ka shumë ré edhe pse ato rreze të dëmshme penetrojnë në çdo stinë.

Por, në pranverë duke qenë se temperaturat rriten dhe lëkurën nuk e keni mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit edhe në kohe me ré, edhe pse intensiteti i rrezeve është më i vogël, problemet në lëkurën fillojnë të shfaqen, madje ato akumulohen duke u shfaqur me probleme serioze për shëndetin.

Por si duhet t’i zgjedhim kremrat. Duhet të kemi parasysh që në fillim të zgjidhni mjekun tuaj dermatolog për rekomandimin e kremit të duhur për tipin e lëkurës, pasi duhet parë fototipi si dhe faktori i mbrojtjes ndaj diellit. 

Çfarë kremrash duhet të përdorim? Përzgjedhja e tyre bëhet sipas llojit të lëkurës apo ato janë standarde për të gjithë?

Një produkt që shkruan SPF (sun protection factor) është i rëndësishëm, por numrat vetëm tregojnë se sa mirë   produkti mbron nga rrezet UVB, por jo nga UVA. Rrezet UVB shkaktojnë djegie të lëkurës, por ato UVA e depërtojnë lëkurën më në thellësi dhe shkaktojnë dëmtime dhe probleme të pakëndshme, (sidomos kur kalojnë vitet) si rrudhat, humbje e elasticitetit, njollat kafe apo kancer lëkure.

Shumë njerëz nuk e aplikojnë kremin sipas rekomandimeve për t’u mbrojtur në mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se ata nuk vendosin sasinë e duhur. Për shembull nëse vendos një krem SPF15, nuk është njësoj sikur ke vënë një krem me SPF6 ose 7.

Një i rritur duhet të përdorë sasinë e një luge çaji, të mbushur me krem. Në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen më të mirë, duhet ta vendosë atë rreth 15-30 minuta para ekspozimit dhe ta përsërisë për dy orë në fytyrë dhe në qafë, kjo sipas rekomandimeve të Shoqatës të Kancerit të Lëkurës. Asnjë krem nuk të mbron 100 për qind. 

Konkretisht, si duhet të veprojmë për të mbrojtur lëkurën në këtë stinë? 

Mirë është të vendoset krem gjatë gjithë vitit, por sidomos në pranverë dhe verë, njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm në mënyrë që të mos krijojnë probleme në lëkurën e tyre. Pavarësisht se lëkura rreth syve është delikate, duhet të përdorin krem me filtër mbrojtës, meqenëse është një zonë e ndjeshme.

Përmbajtja e kremit duhet të ketë etikete hipoalergjike dhe pa aroma. Kremrat duhet të kenë të shkruar në përmbajtjen e tyre titanium dioksid dhe oksid zinku. Syzet me filtër mbrojtës janë shumë të rëndësishme, pasi lëkura rreth syve është shumë delikate.

Nëse sytë dhe lëkura përreth saj nuk mbrohen siç duhet, dielli i fortë mund të shkaktojë kancer, katarakt dhe degjenerim macular.

Është i rëndësishëm qëndrimi në hije midis orës 10-16 kur dielli është i fortë. Lëkurëbardhët dhe biondët natyralë kanë më tepër probabilitet për të pasur probleme të lëkurës. Tek ata njollat kafe bëhen më të dukshme. Ata që pinë medikamente që kanë afinitet për rrezet e diellit, duhet të konsultohen me mjekun dermatolog në mënyrë që të shmangin problemet e një hiperpigmentimi.

Për lëkurët e yndyrshme nevojitet përdorimi i kremrave, ku shkruhet oil-free. Njerëzit duhet të aplikojnë krem mbrojtës me SPF në forma locioni apo spray me përmbajtje avobenzon, oxybenzone dhe octisalate. 

A e rrezikojnë nishanet shëndetin e njeriut dhe si duhet t’i mbrojmë ato? 

Duhet të kemi kujdes. Personat që kanë nishane jo vetëm në fytyrë, por dhe në pjesët e ekspozuara të trupit si krahët e këmbët duhet të përdorin kremra dielli në formë spray ose qumështi.

Nishanet nga ekspozimi në orët e forta të diellit mund të shkaktojë degjenerim të qelizave dhe shndërrimin e tyre në nishane kancerozë dhe jo vetëm për nishanet që keni, por me kalimin e kohës mund të dalin dhe nishane të reja, që nuk i keni patur që në fëmijërinë e hershme.