Paralajmërimi mbi celulitin

October 18, 2019

Celuliti është një sëmundje e rëndomtë kozmetike. Përbëhet nga akumulimi i yndyrës nën lëkurë dhe krijon një pamje si gropëz. Ndonëse nuk ka një ilaç permanent, ekzistojnë shumë mundësi të ndryshme trajtimi që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shfaqjes së celulitit. Një ndër trajtimet më të popullarizuar është kremi i celulitit.

Dobia

Kremi  i celulitit është një krem topikal i cili mund të aplikohet në zonën e prekur dhe mund të sigurojë një zvogëlim të përkohshëm të shfaqjes së celulitit në disa njerëz.

Përbërësit

Çdo markë e kremit së celulitit në treg përdor një kombinim unik të përbërësve. Disa prej tyre përfshijnë kafeinë, aminofilinë, gjalpë të një peme topike afrikane të quajtur batirospermum parki, një bimë bregdetare të quajtur azofillum nodosum, ekstrakt falkatune, glaucinë dhe retinil palmitat.

Veprimi

Përbërësit në disa kremë celuliti veprojnë duke zvogëluar mbajtjen e lëngut, duke tretur akumulimet e yndyrës, duke ndaluar qelizat e reja të yndyrës të zhvillohen dhe duke rritur prodhimin e kolagjenit 

Keqkuptimet

Shumë njerëz gabimisht besojnë që kremët e celulitit janë trajtime mjekësore të vërteta. Megjithatë, kremët e celulitit nuk janë të rregulluara nga FDA-ja (Administrata e ushqimit dhe ilaçeve). Përkundrazi, ato në fakt konsiderohen si trajtime kozmetike.

Paralajmërim

Shumë reklama të kremit të celulitit pohojnë se produkti i tyre do të jep rezultate të mrekullueshme. Derisa asnjë krem i celulitit nuk siguron një shërim të përhershëm, kremët të cilët përdorin përbërës të besueshëm zakonisht japin rezultate më të mira.