Për një fytyrë pa rrydha. Trajtimi i rrudhave në çdo moshë

October 16, 2019

Rrudhat në lëkurë janë shqetësimi më i madh që kanë femrat dhe gjithnjë kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i reduktuar ato. Sa më shumë rritet një femër në moshë, aq më shumë reduktohet prodhimi i kolagjenit, duke bërë që lëkura të humbasë elasticitetin e saj.

Në plakjen e lëkurës ndikojnë një numër faktorësh të jashtëm, si (dëmtimi nga dielli, pluhuri, dëmtimi nga radikalet e lira, pirja e duhanit dhe alkoolit, ndryshimet e temperaturave etj) dhe faktorë të brendshëm (predispozita gjenetike, plakja kronologjike fiziologjike, mungesa hormonale, problemet e sistemit imun).

Cilët janë faktorët që çojnë drejt plakjes së lëkurës? Plakja e lëkurës dhe krijimi i rrudhave është një proces fiziologjik shumë i komplikuar, ku ndikojnë shumë faktorë, si të brendshëm dhe të jashtëm.

Në plakjen e lëkurës ndikojnë një numër faktorësh të jashtëm, si (dëmtimi nga dielli, pluhuri, dëmtimi nga radikalet e lira, pirja e duhanit dhe alkoolit, ndryshimet e temperaturave etj) dhe faktorë të brendshëm (predispozita gjenetike, plakja kronologjike fiziologjike, mungesa hormonale, problemet e sistemit imun).

Tërë këto faktorë, si të brendshëm dhe të jashtëm veprojne duke paraqitur kështu një lëkurë më të plakur dhe me rrudha. Nuk është veç mungesa e oksigjenit, por dhe dëmtimet nga radikalet e lira, shkatërrimi i kolagjenit, dëmtimi i fibrave të elastinës, ulja e cikleve qelizore, formimi i qelizave anormale, ulja e përmbajtjes yndyrore, defiçitet ndërqelizore, pakësimi hormonal dhe kështu tërë këto faktorë veprojnë në mënyrën se si plaket e si formohen rrudhat e lëkurës.

Si mund ta parandalojmë këtë dukuri? Për ta parandaluar deri diku këtë dukuri është e rëndësishme që çdonjeri prej nesh të kuptojë shkaqet dhe mënyrat e përkeqësimit të plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave. Për shembull ndërkohë që ne e dimë se kolageni dhe elastina si përbërës thelbesor të lëkurës mund të dëmtohen si rezultat i ekspozimit të përsëritur në diell, ato përsëri pakësohen ose ndryshojnë me rritjen e moshës dhe lëkura bëhet më pak elastike.

Nënvijëzojmë se ka disa preparate që ndërtojnë ose rrisin kolagjenin ose vetëm përmirësojnë elastinen. E rëndësishme është të kuptojmë që produktet dermato-kozmetike duhet të veprojnë në të dyja këto dy hallka, pasi sigurisht që ndërtesa s’mund të qendrojë në njërën këmbë.

Ku konsistojnë karakteristikat e lëkurës së plakur? Një karakteristikë e lëkurës së plakur është që lëkura e personave të rinj përmban më shumë qeliza yndyrore se lëkura e personave me moshë më të madhe. Kjo është një arsye pse lëkura e plakur duket më transparente dhe më e hollë se lëkura e moshave të reja.

Komponentë të tjerë të lëkurës ndryshojne me moshën. Mbajtja e ujit në lëkurë dhe përbërja e lekurës si keramidet, acidi hialuronik, polisaharidet, glicerina etj, ndryshojnë me moshën. Lëkura e plakur është gjithashtu më e ndjeshme ndaj reaksioneve alergjike, më sensitive dhe irritohet më shpejt se sa lëkura e re dhe kjo si rezultat i dobësimit të sistemit imun.

Përse lëkura e thatë duket më e rrudhur? Lëkura e thatë nuk do të thotë që është një lëkurë me rrudha, pasi për shembull fëmijët me lëkurë shumë të thatë nuk kanë rrudha ose personat me lëkurë të yndyrshme mund të jenë kontigjent pacientësh që u drejtohen mjekëve kirurg- estetistë për trajtimin e rrudhave. Lëkura e thatë mund të duket më e rrudhur, por jo që ka shenjë barazimi ndërmjet këtyre të dyjave.

Lëkura e rrudhur në pamje të parë duket shumë më mirë nëse ne thjesht aplikojmë nje krem hidratues. Pra formimi i rrudhës është një proces kompleks dhe nuk varet nga lloji i lëkurës që personi ka.

Një person me lëkurë të yndyrshme ka një lëkurë që realizon vetë deri diku zbutjen e saj (hidratimin), pra përmban përbërës yndyror ose ujë, gjë e cila ndihmon që lëkura të duket më e lëmuar dhe e hidratuar edhe pa ndihmën e një kremi hidratues. Është fakt që hidratimi i lëkurës me kremra nuk ka efekt shumë të gjatë në rrudhat.