PROBLEME ME CELULITIN? JA KREMRAT ME EFIKASE

October 17, 2019

Mund te rrish e qete, e dashur, celuliti nuk eshte me tabu. Ne kemi mësuar ta pranojmë atë për veten tone, së pari. Tani, ama, duhet ti drejtohemi zgjidhjeve dhe unë do te mësoj se cilat janë kremrat më efikase për të luftuar celulitin, te cilin që të gjithë, me urrejtje, janë mësuar ta quajnë lëkurë portokalli: një imperfeksion i bezdisshem që kërcënon lëkurën tonë.

Sic dihet, celuliti eshte shkaktuar nga nje grumbullim i dhjamit edhe, zakonisht, godet vithet dhe kofshet. E njejta histori. E njejta merzi. Perkunder dietave dhe palestres.

Nuk mbaron me kaq. Celuliti na shkaterron, e dime. Di ta beje, ama, edhe ne menyre djallezore, ne menyre te ndryshme per secilen: për disa shfaqet ne shtatezani, të tjera vuajne nga mbajtja e ujit, pa harruar vajzat që vuajnë nga rënie e thjeshtë e tonit. Si ta kuptojmë, pra, cilin krem duhet te përdorim? Loja behet e vështire. Te provojme të luajmë gjithashtu edhe ne. Vazhdo te lexosh dhe do zbulosh kremin që është me i pershtatshem për ty.

Si te zgjedhim nje krem anticelulit efikas

Para se te bejme kete zgjedhje duhet ti bejme disa pyetje vetes. Te shohim cilat.

Perse formohet? Eshte shpejte per ta thene: kam permendur mbajtjen e ujerave, simptome e nje qarkullimi te keq te gjakut qe lehteson depozitimin anash te yndyrnave te teperta. Po te dhuroj menjehere keshillen e pare: bashkoji vendosjes se kremit, ushqyerje te shendetshme dhe nje rikthim te vazhdueshem te sportit. Vajze e dashur, jashte retorikes, e dime te gjitha qe edhe duhani dhe alkooli mund te ndalojne progreset tona. Angazhoji udhezimet e para, prova e rrobave te banjos nuk do te tradhtoje: kremi i duhur, rezultat i siguruar.

Celuliti eshte i gjithi njesoj? Jo. Ka 3 lloje te ndryshme:

a) celuliti edematoz. Eshte forma me akute, ne shumicen e hereve e lidhur me mbajtjen e ujerave. Njihet shpejt: provo ta pickosh lekuren, do ndjesh nje dhimbje vecanerisht te forte. Ta luftosh, te duhet vullnet dhe vetëdije e madhe: shmang ushqimet e yndyrshme dhe të kripura, elimino alkoolin, pi shumë ujë.

b) celuliti kompakt. Do te thoja me atipiku. Godet edhe vajzat e dobeta, duke i hequr tonin lekures. Gjithesesi, nese behet fjale per rastin tend, mund te kalosh nete te qeta: shpesh nuk paraqet grumbullime te dukshme te dhjamit.

c) celuliti i bute. Armiku numer nje. Paraqitet i dukshem me sy. “Lekura e portokallit” klasike, ne forme jastekesh. Fatkeqesisht, eshte shume e veshtire per ta eliminuar teresisht.

Kremrat me te pershtatshem per llojin e celulitit.

Cdo lekure ka karakteristikat e saj. Hapi i pare eshte gjithmone te kuptosh llojin e celulitit nga i cili vuan. Kur simptomat drejtohen te gjitha se bashku tek nje nga tre patologjite, duhet te jesh e kujdesshme per principet aktive te secilit krem.

Vuan nga celuliti kompakt? Nuk ka zgjidhje me te mire se nje krem i shkelqyer tonifikues: do i riktheje tonin lekures se interesuar, duke e perforcuar aq sa duhet keshtu qe ti do mund te kthehesh e lumtur ne breg te detit. Ne te kundert, per celulitin edematoz dhe celulitin e bute, dy format me te renda me te cilat zakonisht shfaqet “lekura e portokallit”, te sygjeroj perdorimin e kremrave kulluese dhe elasticizuese.

Listes se principeve aktive qe do te ndihmojne te zgjidhesh problemet nuk duhen te mungojne kurre:

  • Kafeina: mobilizon acidet yndyrore, duke i larguar nga “jasteket”;
  • Geshtenja: kullues i shkelqyer, i cili, bashke me eshinen, permireson qarkullimin duke vepruar tek drenazhi linfatik;

Ne fund, dua ta jap këshillën e një mikeshes sime të dashur: algatananasi dhe rrushi i kuq luftojne në mënyrë efektive mbajtjen e ujit, duke shuar akumulimet dhjamore dhe duke përjashtuar formimin e atyre të reja.

Me pak fjale, nuk na ngel tjeter pervec t’i përgjigjemi ftesës për luftë: duhet ta ngresh flamurin e bardhë, “Z. Celulit!”