">

Propolis, zgjidhja që ofron natyra për mbrojtjen e shëndetit tuaj

Propolisi dëshmon fuqinë e natyrës për të përmirësuar dhe mbrojtur shëndetin e qenieve humane. Studimet kanë treguar se propolis ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, rritjen e imunitetit dhe shërimin e plagëve në lëkurë.

Për shkak të vetive të tij antibakteriale, antivirale dhe antioksiduese ka gjetur përdorim në mjekësinë njerëzore dhe veterinare, farmakologji dhe kozmetikë.

5 gjërat që duhet të dini për propolisin

Çfarë është propolisi?

Propolisi, i njohur ndryshe si zamka e bletës është një lëndë ngjitëse e prodhuar nga bleta e përbërë nga rrëshirat e drurëve të pishës, plepit, geshtenjës, etj. Zakonisht ai nuk gjendet i pastër dhe ka në përbërje të tij dyllë, polen, balsam, etj.

Si prodhohet propolisi?

Rrëshira e drurëvë grumbullohet dhe transportohet në koshere nga bletët me anë të shportëzave të këmbëve të pasme. Më pas ajo përpunohet në stomakun e bletës me fermente dhe nxirret në formën e propolisit.

Për çfarë e përdorin bletët propolisin?

Me propolisin, bletët bllokojnë dhe mbulojnë trupat e insekteve të huaj në brendësi të kosheres në pamundësi për t’i nxjerrë jashtë, i japin kosheres aromë më të mirë, riparojnë dhe ruajnë një temperaturë konstante 35 ͦ në koshere.

Për çfarë përdoret propolis nga njerëzit?

Fillimisht propolisi është përdorur nga egjiptianët e lashtë për qëllime mumifikimi, më pas filloi të përdorej nga ushtarët për trajtimin e plagëve, ndërsa sot propolis përdoret për përmirësimin e funksionit të veshkave, largimin e patologjive në lëkurë, nxitjen e funksionimit të gjendrave me sekretim të jashtëm (tiroide, pankreasi) etj. Ai ka nevojë të përpunohet dhe më pas të përdoret në formë shurupi, pomade apo kapsule.

Pse përdorimi i propolisit në formë kapsule është zgjidhja më e mirë?

Kapsulat e propolisit janë për përdorim oral dhe japin efekt jo vetëm në organet e brendshme por edhe në ripërtëritjen dhe shërimin më të shpejtë të plagëve. Kështu ju forconi imunitetin dhe njëkohësisht trajtoni problemin tuaj shëndetësor. Kapsulat përmbajnë bioaktive dhe flavonoide të cilat i japin propolisit veti antibiotike, antivirale dhe antioksiduese. Përqindja e këtyre 2 lëndëve është treguesi kryesor për cilësinë e propolisit. Për rezultate të kënaqshme ju mund të përdorni kapsulat Propolis Emune. Ato përmbajnë sasi të lartë të bioaktiveve, flavonoideve dhe nuk përmbajnë aroma artificiale, ngjyrues, ëmbëlsues, konservues, etj.

Benefitet e kapsulave Propolis Emune

  • Ofrojnë mbështetje imune duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave.
  • Përdoren si anti-inflamator, reduktojnë enjtjet dhe dhimbjet.
  • Përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak, pengojnë ndjeshëm humbjen e peshës trupore, ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, përmirësojnë stresin oksidues.
  • Përshpejtojnë kohën e shërimit tek plagët në gojë, aftet dhe herpesi gjenital.
  • Përshpejtojnë shërimin, reduktojnë dhimbjet dhe enjtjen e operacioneve në gojë.
  • Ndihmojnë në trajtimin e djegieve dhe parandalimin e ndonjë infeksioni të mundshëm.

Propolis Emune janë 100% natyrale dhe përmbajnë propolis të koncentruar të cilësisë premium. Janë të certefikuara dhe nuk kanë asnjë efekt anësor.

Mund të përdoren nga të gjithë me përjashtim të fëmijve nën 1 vjeç ose personave alergjikë. Kërkoni këshilla nga profesionistë para përdorimit nëse jeni nën mbikqyrjen e mjekut, shtatzënë, jepni gji ose vuani nga alergjia e bletës.

Ju mund të merrni një – dy kapsula në ditë me vaktin tuaj kryesor.

Propolis Emune mund t’i gjeni vetëm online në faqen zyrtare. Pasi të bëni porosinë, Propolis Emune vijnë në shtëpinë tuaj për 2-3 ditë. Transporti është FALAS për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Shënim:

Të gjitha informacionet e mësipërme janë mbështetur në përvojën e madhe të mjekësisë popullore për përdorimin e prodhimeve të bletës.

Ju mund të gjeni më tepër informacion rreth propolisit këtu.