">

Propolisi dhe diabeti

A ndihmon propolisi në luftën kundër diabetit?

Diabeti mulletus është një sëmundje e shkaktuar nga sasia e vogël e insulinës që prodhon pankreasi. Hormoni i insulinës lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit duke na dhënë energjinë e duhur për të jetuar normalisht, por mungesa e tij bën që glukoza të grumbullohet në gjak.

Diabeti konsiderohet si sëmundja e shekullit e cila prek moshat e reja (tipi 1, diabeti i varur nga insulina) dhe të rriturit (tipi 2, diabeti i pavarur nga insulina).

Trajtimi i diabetit përveç medikamenteve kërkon një dietë ushqimore të balancuar dhe aktivitet fizik. Ndërsa shkencëtarët po përpiqen të gjejnë shkaqet dhe menyra të reja trajtimi të diabetit, po hetohen vetitë e propolisit si një alternativë natyrale në ndihmë të personave që vuajnë nga diabeti.

Diabeti shoqërohet me sëmundje të tjera si dëmtim i syve, probleme të zemrës, veshkave dhe dëmtim të nervave, ndërkohë që propolisi lejon që individët me diabet të gëzojnë një shëndet të përgjithshëm më të mirë sepse ul stresin oksidativ.

Stresi oksidativ në qelizat dhe indet rezulton nga ulja e potencialit mbrojtës antioksidues. Stresi oksidativ i shkaktuar nga diabeti mund të luajë një rol në simptomat dhe përparimin e sëmundjes.

Studimet kanë konfirmuar se propolisi kishte aftësi të ndikonte në uljen e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Në një studim tetë javor me 62 persona u vu re se trajtimi me 1500mg propolis në ditë solli përmirësime të dukshme në nivelin e sheqerit në gjak të personave që kishin marrë propolis krahasuar me ata që kishin vazhduar të merrnin mjekimet e zakonshme.

Veprimi biologjik i propolisit vjen si rezultat i flavonoideve dhe bioaktiveve që ai përmban duke përmirësuar shëndetin tuaj në tërësi dhe duke ju bërë më imunë.

  1. http://caspjim.com/article-1-1462-en.pdf
  2. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3237204/