">

Propolisi dhe potenciali i tij kundër mekanizmave të infeksionit SARS-CoV-2 dhe COVID – 19

Ky artikull është përshtatur nga revista shkencore Biomedicine & Pharmacotherapy. Studimi shkencor është pjesë e Volume 131 të revistës së botuar në ScienceDirect, në nëntor 2020.
Për më tepër, artikullin origjinal e gjeni në linkun më poshtë:
www.sciencedirect.com

Pikat kryesore

  • Propolisi, i bërë nga bletët nga rrëshirat bimore bioaktive, ka aktivitet antiviral.
  • Propolisi, potencialisht mund të luftojë SARS-CoV-2.
  • Propolisi është një produkt funksional i sigurt, i konsumueshëm gjerësisht dhe me veti medicinale.

Propolisi, një produkt i prodhuar nga bletët e mjaltit, është përdorur prej kohësh në mjekësinë tradicionale bimore dhe konsumohet gjerësisht si një përforcues i rëndësishëm i sistemit imunitar. Pandemia e COVID – 19 ka rikthyer interesin për produktet e propolisit në të gjithë botën. Për fat të mirë, aspekte të ndryshme të mekanizmit të infeksionit SARS-CoV-2 janë objektiva potencialë për përbërjet e propolisit.

Komponentët e Propolis kanë efekt frenues. Përveç kësaj, përbërësit e Propolis kanë aktivitet antiviral. Ndër të tjera, sikurse studimet kanë shkruar dhe pandemia e COVID ka treguar, pacientët më të rrezikuar nga pandemia janë ata të cilët kanë sëmundje shoqëruese. Propolisi ka dëshmuar se shërben si një ndihmues në trajtimin e sëmundjeve bashkërenduese. Këtu përfshihen sëmundjet e frymëmarrjes, hipertensioni, diabeti dhe kanceri.

Sipas studimit, duke pasur parasysh emergjencën aktuale të shkaktuar nga pandemia e COVID – 19 dhe opsionet e kufizuara terapeutike, Propolis paraqitet si një opsion premtues dhe i rëndësishëm terapeutik që është i sigurt, i lehtë për t’u konsumuar dhe mbi të gjitha, është një suplement natyror.

Ndër të tjera, punimi shkencor arrin në konkluzionin se Propolis (si një produkt bio) është ndër opsionet që konsiderohet si trajtim ndihmues për infeksionin e COVID – 19, pa efekte anësore apo efekte të padëshiruara.

Një avantazh i rëndësishëm i përdorimit të suplementeve natyrore është se njerëzit që kanë probleme të tjera shëndetësore ose që kanë simptoma të lehta të lidhura me gripin, por nuk kanë mjetet ose guximin për të vizituar klinikë apo spital tashmë të mbipopulluar, mund të marrin masa të thjeshta dhe të lira për të ndihmuar në uljen e ndikimit nga infeksioni me SARS-CoV-2.

Në dekadat e fundit, propolis ka dëshmuar të ketë veti antimikrobike (përfshirë antivirale), anti-inflamatore, antioksiduese dhe antikanceroze. Midis alternativave të ilaçeve natyrore, propolis është studiuar gjerësisht dhe tashmë konsumohet gjerësisht kudo në botë. Për shembull, produktet e propolisit, të tilla si spërkatësit e fytit dhe ekstraktet e tjera, prodhohen nga qindra kompani në Brazil dhe shiten si një ndihmë shëndetësore në pothuajse çdo farmaci në të gjithë vendin, duke demonstruar në baza praktike se ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt.

Këto produkte të propolisit dhe lënda e parë për prodhimin e tyre, eksportohen gjerësisht nga kompanitë braziliane, veçanërisht në vendet aziatike, duke përfshirë këtu Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën. Rëndësia e propolisit në ilaçet kineze, ruse dhe koreane, dëshmohet kryesisht nga numri i certifikimeve për produktet me përmbajtje propolisi të regjistruara deri në vitin 2013.

Sipas studimit, patentat regjistrohen rreth 1.200 në Kinë, afro 400 për përkatësisht secilin vend; Japoninë, Rusinë, Korenë. Që nga viti 2013, rreth 1.400 licenca janë dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për subjekte që tregtojnë suplementët me përmbajte Propolisi me Vitaminë C.

Nga ana tjetër, referuar studimit, propolisi ka një spektër të gjerë të vetive farmakologjike dhe është një suplement dietik që zakonisht konsumohet si nga njerëz të shëndetshëm, ashtu edhe nga të sëmurët, si një masë paraprake parandaluese, sikurse si një masë për trajtim të sëmundjeve infektive.

Duhet thënë se përbërja e propolisit ndryshon sipas specieve të bimëve të disponueshme në secilin rajon. Kjo do të thotë se jo çdo “dozë” propolisi ka të njëjtin efekt pozitiv. Në varësi të vendit të origjinës së propolisit është edhe ndihma që suplementi ofron për ndihmën ndaj infeksioneve.

Megjithatë, produktet e çertifikuara janë produkte të cilat janë të detyruara të respektojnë standardet europiane për ruajtjen e cilësisë.

Sikurse është përmendur dhe në studimin më lart, suplementet natyrore vijnë me një sërë avantazhesh. Sigurisht, kjo vlen kur ato janë të çertifikuara, që do të thotë se më së pari ato plotësojnë të gjitha standardet europiane të sigurisë dhe cilësisë, e më tej dalin në treg.

Për të kuptuar më konkretisht se çfarë e bën një produkt bio të mirë, do të duhet të kuptojmë elementët përbërës të tij. Që në fillim të shpërthimit të pandemisë, kur vëmendja e njërëzve u fokusua më shumë se kurrë te shëndeti, kërkesa në treg për suplementë bio është rritur me hapa gjithnjë e më të shpejtë. Propolis Emune me Vitaminë C është një nga produktet më të kërkuara aktualisht, si një suplement natyral i certifikuar që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe pa efekte anësore. Por, cilët janë përbërësit e Propolis Emune me Vitaminë C?

Propolis Propolisi i referohet substancës rrëshinore të akumuluar nga bletët nga lloje të ndryshme të bimëve. Fjala “propolis” rrjedh nga greqishtja që do të thotë mbrojtje për “pro” dhe qytet ose komunitet për “polis”. Propolisi dhe ekstraktet e tij kanë aplikime të shumta në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme për shkak të vetive antibakteriale, anti-inflamatore, antioksiduese, etj. Kryesisht, që nga lashtësia, propolisi është njohur për aftësinë në forcimin e sistemit imunitar të njeriut, si dhe për parandalimin e infeksioneve.

Vitamina C është një nga lëndët ushqyese më të sigurta dhe më efektive, thonë ekspertët. Përfitimet e vitaminës C, e cila njihet ndryshe si “Vitamina e Jetës” përfshijnë mbrojtje kundër mungesave të sistemit imunitar, sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve shëndetësore para lindjes, sëmundjeve të syve, madje edhe rrudhave të lëkurës.

Lulja Echinacea Echinacea është një gjini e bimëve barishtore lulëzuese, që gjendet vetëm në Amerikën Veriore lindore dhe qendrore. Këto bimë lulëzuese kanë përdorime të ndryshme. Disa specie kultivohen në kopshte si lule dekorative. Por, Echinacea njihet për përdorimin e saj në mjekësinë tradicionale. Echinacea ka qenë subjekt i hulumtimeve të rëndësishme gjatë shekullit të kaluar, veçanërisht në lidhje me rolin e saj në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Sot, është një nga produktet më të popullarizuara nga produktet bio, të blera në të gjithë botën. 1

Hulumtimet kanë treguar se Echinacea mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjeve, të shkurtojë kohëzgjatjen e tyre ose të sigurojë lehtësimin simptomatik. Thënë kjo, Echinea është një produkt që forcon sistemin imunitar të njeriut, veti që jo shumë produkte të tjera e përmbajnë, me po të njëjtin efekt si ingredientët e kësaj luleje. 1

Këto janë 3 përbërësit kryesorë të Propolis Emune me Vitaminë C. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është fakti që kur njihen vetitë kuruese apo parandaluese të suplementëve bimorë, nuk do të thotë kurrsesi se duhen përdorur produkte të pacertifikuara.

Në një situatë të jashtëzakonshme, si kjo e COVID – 19, qarkullojnë një sërë produktesh Propolisi në treg të cilat nuk kanë standardet europiane. Propolis Emune me Vitaminë C është një produkt i certifikuar i cili përmbush të gjitha standardet e sigurisë dhe cilësisë nga Bashkimi Europian.

Më poshtë, gjeni linqet përkatëse të certifikatave:
Certifikata

Pandemia ka prekur këdo dhe kudo në botë, në një aspekt apo një tjetër. Kujdesi ndaj vetes dhe të afërmve vjen jo vetëm atëherë kur prekemi nga COVID, por më së pari në mbrojtjen për t’u mos infektuar, gjë e cila ndihmohet nga mbrojtja e imunitetit të trupit. Informacioni mbi suplementët natyralë ju ndihmon të keni orientimin e duhur drejt produkteve efektive, që forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Kërkesa e madhe në treg, bën që shpesh, produkti i certifikuar që mund t’i besojmë, të aksesohet me vështirë. Sidoqoftë, porosia juaj për Propolis Emune me Vitaminë C është vetëm një klik larg!

KUJDES: Të gjitha përfitimet e sipër përmendura janë për Propolis Emune.