Rënia e flokëve tek meshkujt

October 17, 2019

Flokët janë gjysma e bukurisë. Dobësimi dhe rënia e flokëve shkaktojnë stres psikologjik pikërisht për shkak të efektit të tyre në pamjen e jashtme. Flokët konsiderohen një pjesë thelbësore e identitetit si për gratë, për të cilat shpesh përfaqësojnë feminilitetin dhe atraktivitetin, ashtu edhe për burrat që zakonisht i lidhin flokët me të qenurit i ri dhe energjik. Pra rënia e flokëve është një cështje e ndjeshme për të dy gjinitë.

Për ata që e vuajnë mund të shoqërohet me humbje të kontrollit dhe ndjenjat e vet izolimit. Këta persona mendojnë se duken më të vjetër në moshë dhe më pak tërheqës për të tjerët. Këto simptoma janë më të rënda në fillimet e rënies së flokut.

Cdo njeri ka mesatarisht 100. 000 -150. 000 fije floku dhe cdo ditë bien mesatarisht 100 fije floku dhe po aq fije të reja dalin cdo ditë. Rallimi i flokëve fillon kur ky ekuilibër mungon. Transplanti i flokëve është një teknikë që heq fijet e flokëve nga një pjesë e trupit ( e pandjeshme nga fenomenet e rënies se flokëve) që quhet “pjesa dhuruese” në pjesën që vuan nga rënia e flokëve “pjesa marrëse”.

Te meshkujt folikujt që janë rezistente nga ndikimi i hormoneve mashkullore (dihidrotestosteroni), transplantohen në skalpin e kokës pa flokë. Njëherë të transplantuar flokët nuk bien më, pasi vazhdojnë ta ruajne rezistencen ndaj ndikimit të hormoneve. Flokët rriten në grupime prej 1-4 fijesh në cdo folikul (rrënjë floku) , të quajtur ndryshe “njësia folikulare”. Më pak se 20% e folikujve kanë një fije të vetme floku.

Teknikat më moderne mundësojne heqjen dhe transplantimin e fijeve në grupimet e tyre natyrale duke përfituar pamje natyrale të flokëve të transplantuar. “Flokët dhuruese” mund të hiqen në dy mënyra. Heqja me shirita (teknika FUT) dhe heqja e njësive folikulare (teknika FUE) .

Pavarësisht nga teknika është e rëndësishme shkëputja e duhur e folikujve për të siguruar qëndrueshmërinë e flokëve të transplantuar dhe për të shmangur këputjen e flokut. Folikujt vendosen në një kënd të caktuar me siperfaqen e lëkurës ndaj dhe heqja duhet bërë po me këtë kënd. Eshtë e këshillueshme që transplanti i flokëve të kryhet pas moshës 24-25 vjec, kur rënia e flokëve është stabilizuar.