Si mjekohen lythat. Cilat janë hapat për eleminimin e tij.

October 18, 2019

Si funksionon krio-operimi?

Kriop-operimi ëshë procedurë me dy hapa për heqjen e lythave pa e dëmtuar lëkurën rreth tyre. Hapi i parë bënë parapërgaditjen e lythit për heqje. Ju mund të ndihmoni në këtë fazë. Hapi tjetër është ngrirja e lythit. Këtë proces e kryen mjeku në ordinancë. Mund tu duhen disa seanca për ta hequr lythin tërësisht.

Çfarë duhet të bëjë për ta parapërgaditur lythin për krio-operim?

Ju duhet të ndërmerrni disa hapa në shtëpinë tuaj për ta përgatitur lythin për heqje. Nëse i kryeni këto hapa, ju do ta zvogëloni numrin e seancave që duhen për të arritur te heqja totale. Ju duhet:

  • Çdo natë për 2 javë pastroni lythat me sapun dhe ujë dhe pastaj lyni atë me xhel salicilik.
  • Pasi të vendosni xhelin, mbështilleni lythat me fashë që përmbanë 40% acid salicilik. Priteni fashëm pak më të madhe se madhësia e lythave. Fasha e ka ngjitësin e saj për tu siguruar se nuk do të rrëshqas nga lëkura juaj.
  • Lëreni fashën në lëkurë për së paku 24 orë. Nëse vëreni skuqje dhe mpirje ndaloni përdorimin e xhelit dhe fashave dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
  • Pasi ta heqni fashën, pastroni lythat sërish me ujë dhe sapun, lyeni hapësirën sërish me xhel dhe vendosni një fashë të re. Nëse jeni shumë aktiv gjatë ditës atëherë mund ta heqni fashën dhe ta përdorni atë vetëm natën.

Cilët janë hapat e ardhshëm?

Pas dy jave, lythat tuaj do të marrin ngjyrë të bardhë dhe do të duken më të butë se zakonisht. Pas kësaj mjeku juaj do të jetë në gjendje ta heq pjesën e bardhë të lëkurës e cila i mbështjell lythat dhe të filloj ngrirjen te rrënjët e lythave. Nëse lëkura juaj zakonisht nuk reagon mirë ndaj të ftohtit, tregoni mjekut tuaj paraprakisht.

Krio-opeimi shkakton parehati, por zakonisht nuk shkakton shumë dhimbje. I ftohti zakonisht shkakton thjeshtë mpirje. Kur mjeku vendos instrumentin për ngrirjen e lythave juve do iu duket sikur ai ka vendosur një kub akulli në lëkurën tuaj. Krio-operimi thuajse nuk lë fare shenja. Pas shërimit, lëkura e mjekuar mund të jetë vetëm pak më e qelët në ngjyrë se pjesa tjetër e lëkurës.

Si mjekohen lythat e gjenitaleve?

Lythat gjenitale duhet patjetër të mjekohen nga mjeku juaj. Këto lytha mund të hiqen por nuk ekziston ndonjë kurë për infeksionin i cili i shkakton ato. Kjo do të thotë se lythat mund të kthehen edhe pasi të hiqen.


Jeta me lytha

Në shumicën e rasteve, mjekimi i lythave të lëkurës është i suksseshëm deh ato nuk kthehen më. Sistemi juaj imunitar zakonisht e bënë heqjen e sasisë së vogël të lythave që kanë mbetur pas mjekimit. Lythat gjenital kanë më shumë gjasa për tu rikthyer sepse nuk ka kurë për virusin të cilin i shkakton ato.

Ato, gjithashtu, mund të rikthehen sepse lythat janë shumë më të vështirë për tu kontrolluar kur ato dalin në vende të lagështa. Nëse lythat tuaj janë rikthyer, bisedoni me mjekun tuaj për mënyra të tjera të mjekimit.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A kam unë lytha?
  • Përse më kan dalë këto lytha?
  • Cila është mënyra më e mirë për të mos u shpërndarë këto lytha edhe në pjesë të tjera të trupit tim?
  • Si mund të sigurohem se lythat e mi nuk do t’i ngjiten edhe familjarëve të mi?
  • Cila metodë e mjekimit më përshtatet më së shumti mua?
  • A ndihmojnë ilaçet të cilat shumica prej nesh i mbajnë në shtëpi për mjekimin e lythave?
  • A do më duhet t’i nënshtrohem krio-operimit?
  • Sa kohë zgjatë krio-operimi?
  • A ka mënyra të tjera për t’i hequr lythat?
  • A do të më dalin edhe lytha të tjerë?