Si mund të kemi një lëkurë sa më të shëndetshme?

October 16, 2019

 Nëse qëllimi juaj është që të keni një lëkurë sa më të shëndetshme dhe të dukeni në një moshe 30 – vjeçare edhe kur ju jeni 50, atëherë duhet t’i përmbaheni planeve ekzakte duke luftuar fort agjentet e jashtëm dëmtues të lëkurës. Këto plane dhe skema trajtimi të shtrira në kohë planifikohen nga mjeku juaj dermatolog në bashkëpunim me ju. Është pikërisht kjo që duhet të bëni, të ndërtoni një strategji dhe plan për të parandaluar plakjen e lëkurës.

Sot ekzistojnë dhe përdoren gjërësisht një sërë procedurash që mund t’ju ndihmojnë të mbani lëkurën në gjendjen e tanishme për disa vite rresht ose të tentoni të hiqni disa vite prej lëkurës tuaj. Ka disa hapa që duhet të ndërmerren nga ju për një lëkurë të shëndetshme dhe të re pavarësisht nëse ju jeni në moshën 20 ose 50 – vjeçare.

Doktoreshë përmendën se faktorët që ndikojnë në plakjen e lëkurës mund të ndahen në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, por ekziston edhe nëngrupi i quajtur i kontrollueshëm. Cilët janë faktorët dëmtues të kontrollueshëm? Po, faktorët që ndikojnë në plakjen e lëkurës mund të ndahen në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Megjithatë do të ishte më mirë për ç’donjerin nga ne që t’i përmbahet tabeles së mëposhtme dhe të mundohej të eleminonte sa më shumë faktorët dëmtues që grupohen në nëngrupin të kontrollueshëm.

Faktorë të kontrollueshëm:
Alkooli
Pirja,e,duhanit
Dieta,te,rënda
Dehidrimi
Dieta,e,njëanshme
Stërvitja,dhe,ushtrimet,periodike,të,sforcuara
Produktet,e,lëkurës,dëmtuese
Ndotja,dhe,pluhuri
Gjumi
Stresi
Rrezatimi diellor

Faktorë të pakontrollueshëm:

Plakja,fiziologjike
Sëmundje të ndryshme veçanërisht endokrinologjike
Shprehja e fytyrës, mimika
Gjinia
Gjenetika (grupi etnik, lëmueshmëria dhe ndërtimi i lëkurës dhe fibrave elastinës e kolagenit.)
Hormonet