Si të hiqni qafe variçet me 5 trajtime natyrale

October 16, 2019

Megjithëse më së shumti shihet si një problem femrash, të dy gjinitë si meshkujt, si femrat zhvillojnë variçe-që zakonisht shfaqen me ngjyrë të errët (blu ose lejla).

Në fakt sipas departamentit të shëndetit dhe shkencave humane, rreth 50-55% e femrave dhe 40% -45% e meshkujve në SHBA vuajnë nga probleme të tilla, që kanë prekur rreth gjysmën e njerëzve mbi 50 vjeç. Janë dhe një problem i zakonshëm ndërmjet grave për shkak të ndikimit hormonal dhe kanë si tendencë që më pas të zhvillohen akoma dhe më shumë përgjatë kohës dhe venat humbin elasticitetin e tyre gjatë rritjes së niveleve të inflamacionit.

Femrat kanë dy herë më shumë gjasa se meshkujt për shfaqjen e variçeve, por njerëzit e çdo moshe mund të preken.

Ato zakonisht janë më të dukshme te njerëzit me lëkurë të çelët. Janë një sërë mënyrash për të parandaluar dhe për të trajtuar variçet, duke filluar nga trajtimet e shtrenjta e deri te përdorimi i vajërave esencialë.

Përpara se t’u drejtoheni kremrave të shtrenjta apo kirurgjive-të cilat jo- gjithmonë janë efektive dhe duhet të konsiderohen si opsion i fundit-është një ide më e mirë që të provoni disa trajtime në kushte shtëpie fillimisht që nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Arsyeja pse shumë varice shfaqen në blu është për shkak se ato mbajnë gjak të paoksigjenuar.

Ato zhvillohen më së shumti në këmbë, por ato mund të shfaqen dhe një pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë fytyrën, stomakun dhe pjesën e shpinës/ kurrizit. Kush është më i/e rrezikuar nga variçet më së shumti?

Sipas “The Interventional Radiology & Surgery Department at the Hospital of the University of Pennsylvania” njërezit që janë më të rrezikuar nga variçet janë:

-Njerëzit e moshuar, sidomos ato sipër moshës 40 vjeç

-Njerëzit që janë mbi-peshë ose obezë

-Njerëzit që kanë punë që janë të detyruar të rrinë të ulur gjithë ditën për shumë orë, duke lejuar që qarkullimi i gjakut të ngadalësohet.

-Ata që kanë nivel të ulët të aktivitetit fizik

-Njerëzit me qarkullim të dobët të gjakut dhe nivele të larta të inflamacionit, të shkaktuar nga një dietë e varfër, mungesa e ushtrimeve etj.

-Gratë shtatzënë ose ato që kohët e fundit kanë lindur

-Gjenetika (persona të tjerë në familje)

-Njerëzit me ngjyrë të çelët lëkurë

A Janë variçet një problem serioz dhe diçka për t’u shqetësuar?

Shumicën e kohës, variçet nuk do të shkaktojnë simptoma dhe janë thjesht një çështje kozmetike, jo një që ka gjasa të çojë në probleme serioze shëndetsore. Në disa raste, variçet mund të shkaktojnë komplikacione si plagë të hapura në lëkurë dhe ënjtje. Kur simptomat e dhimbshme janë të pranishme, më të zakonshme janë dhimbjet e muskujve dhe të ënjtura në kyçe dhe këmbë, që mund të shkaktojnë një gjumë të parehatshëm, punë, ushtrime si dhe të ecni normalisht.

Këtu janë 5 mënyra natyrale për të trajtuar variçet:

1.Ushtrimet

Të ushtroheni rregullisht është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe inflamacionin e ulët, të cilat ju mund t’i shtoni në listën e benefiteve që ushtrimet kanë. “The National Heart, Blood and Lung Institute” thotë që qëndrimi ulur ose qëndrimi ulur për një kohë të gjatë pa lëvizur është e lidhur me rrezikun e lartë për t’u prekur nga shfaqja e variçeve.

Kur qëndroni të palëvizur për një kohë të gjatë, është më e vështirë që venat tuaja të pompojnë gjakun me efikasitet në zemrën tuaj dhe të luftojnë efektet e gravitetit. Ushtrimet janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në balancimin e hormoneve në mënyrë natyrale, të humbasin peshë ose të mbajnë një peshë të shëndetshme të trupit dhe presionin e ulët të gjakut, të cilat të gjitha mund të kontribuojnë në shfaqjen e variçeve.

“The Carolina Vascular Institute” rekomandon që variçet mund të parandalohen duke ngritur pesha, këmbët në bicikleta etj. Ushtrimet me ndikim të ulët, siç janë ecja, noti dhe biçikleta, janë gjithashtu ideale për ata që vuajnë nga variçet. Kur ju përjetoni dhimbje kur filloni të ushtroheni, merreni më me ngadalë. Ju mund të bëni disa stretching për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen ose krijoni një presion të lehtë në këmbë për të ndaluar gjakun të akumulohet.

2.Mbani një peshë stabël

Njerëzit që janë mbi-peshë janë më të prirur për t’u prekur nga variçet, veçanërisht femrat mbi-peshë dhe njerëzit e vjetër. Duke pasur peshë të tepërt trupit, shtohet presioni i lartë në vena dhe mund të kontribuojë në inflamacion ose refluks, sidomos në venat sipërfaqësore.

Sipas një raporti të publikuar nga “Huffington Post” për lidhjen ndërmjet obezitetit dhe variçeve, për njerëzit mbi-peshë variçet janë më të vështira për t’u trajtuar pasi ato zakonisht kalojnë pa u vënë re derisa arrijnë një stad kur fillojnë të zmadhohen dhe të inflamohen. (rreth 4-5 centimetra thellë në këmbë).

3. Vajëra esenciale për të balancuar hormonet

Shumë vajëra të ndryshme esenciale kanë benefite të shumta si përmirësimi i qarkullimit të gjakut ndërkohë që ul inflamacionin dhe mos-balancet hormonale.

Një nga vajërat më të mira për të trajtuar variçet është vaji i selvisë, i cili ka aftësinë për të rritur qarkullimin dhe për të mbështetin sistemin e qarkullimit.

Mundohuni të hidhni 5 pika vaj selvie në zonat problematike 2 herë në ditë për javë të tëra. Nëse përjetoni dhimbjen, ënjtje mundohuni të përdorni vaj peme, vaj levandër për të zbutur zonat problematike.

4. Një dietë anti-inflamatore

Disa ushqime ndihmojnë për të eliminuar inflamacionin dhe qarkullimin e gjakut, duke bërë që variçet të shërohen më shpejt dhe të parandalohen të tjerat të formohen. Një dietë e varfër me sheqerna, kafeinë, alkol dhe ushqime të përpunuara-mund të kontribuojnë në dëmtimet arteriale, qarkullimin e ulët, probleme me presionin, mos-balancimin hormonal dhe shtimin e peshës. Disa nga ushqimet anti-inflamatore për të reduktuar variçet janë:

Ushqime me fibra të lartë

– Fibrat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe janë gjithashtu të nevojshme për funksionet e shëndetshme të tretjes. Konsumimi i 30-40 gram fibrave çdo ditë është një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar kapsllëkun, që mund të shkaktojë fryrje dhe presion në venat rreth barkut dhe këmbëve. Ushqimet me fibra të lartë përfshijnë fara chia dhe fara liri (të cilat janë gjithashtu të pasura me omega-3 , të cilat janë anti-inflamatore), perime, fruta të freskëta dhe bishtajore.

Ushqime të pasura me antioksidantë-

Antioksidantë si flavonoidet (të pranishme në manaferra), vitaminë C dhe E ( të pranishme në perimet jeshile), që ndihmojnë në forcimin e venave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë shëndetin arterial.

Vitamina E është e njohur që përmirëson shëndetin arterial.

Vitamina E është e njohur që vepron në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe që lidhet ngushtë me shëndetin e zemrës. Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm dhe beneficial për shëndetin e lëkurës.

Diuretikë natyralë

Doktorët ndonjëherë rekomandojnë të merrni pilula diuretike për të ndihmuar rritjen e urinimit si dhe për të reduktuar ënjtjen. Ju mund të merrni të njejtin efekt duke konsumuar gjëra të freskëta si (majdanoz, kastravec, ashparag dhe selino).

Ushqime të pasura në magnesium

Problemet me presionin e gjakut dhe dhimbjet e këmbëve janë shenja paralajmëruese për mungesën në elektrolite si kaliumi dhe magnezi. Për të kapërcyer këto simptoma, rrisni sasinë e konsumit të perimeve jeshile, avokado, banana dhe patateve të ëmbla.

Ushqime djegëse

-Ushqime djegëse si curry na ndihmojnë të “ndezim” trupin” dhe të kemi një qarkullim të shëndetshmë si një kontroll të peshës apo urisë.

-Peshku i egër

-Peshku dhe ushqimet e detit si salmon i egër, sardelet dhe tuna sigurojnë acide omega 3 që janë të rëndësishme për qarkullim të gjakut të rregullt.

-Uthull molle

– Uthulla e mollës përmirëson qarkullimin e mureve të venave si dhe është një anti-inflamator efektiv.

5. Barna natyrale duke përfshirë boronicë dhë gështenjë kali

Boronicat dhe gështenjat e kalit, dy bimë popullore qindra vjeçare, kanë treguar që janë tepër efektive dhe të sigurta për të trajtuar variçet. Të dyja janë studiuar në lidhje me nyjet e enjtura, ndjenja rëndese, kruarje. Ato gjithashtu kanë benefite në probleme të qarkullimit, ënjtje, diarre dhe probleme të tjera lidhur me lëkurën.

6. Gjethet e dafinës kanë veti mjekësore dhe kur kombinohen me vaj ulliri ata shndërrohen në një ilaç shumë të fuqishëm i cili ka aftësinë të zhdukë variçet.

Përbërësit:
30 gram gjethe dafine
250 ml vaj ulliri

Përgatitja:
Merrni disa gjethe dafine, copëtojini dhe lërini  të thahen. Më pas hidhini në një kavanoz me vaj ulliri. Mbylleni me kapak dhe lërëni në një vend të freskët për 2 javë. Largojini gjethet e dafinës dhe zëvendësojini me të reja. Lëreni edhe për 2 javë të tjera dhe më pas kulloni vajin. Ngroheni pak dhe zhysni në të pak pambuk. Aplikojeni mbi variçe deri kur ato të zhduken plotësisht.

7. Uthulla e mushtit të mollës

Uthulla e mollës është një mënyrë trajtimi shumë efikase, sepse është një pastrues natyral. Duke e aplikuar në venat e prekura, ndihmon në rrjedhjen e gjakut dhe qakullimin e tij, për pasojë zvogëlon ënjtjen.
Si t’a përdorni? Lagni një copë pambuku me uthull molle. Aplikojeni në zonën e variçeve dy herë në ditë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Rezultatet do të jenë të dukshme mbas një muaji.

8. Vaji i hudhrës

Hudhra është e njohur për vetitë anti-inflamatore si dhe për zvogëlimin e simptomave të variçeve. Ajo redukton toksinat e dëmshme në enët e gjakut dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit.
Si ta përdorni?

Çdo mbrëmje para se të flini, hidhni disa pika vaji hudhre në gishta dhe masazhoni me lëvizje rrethore zonat e variçeve. Vendosni sipër një qese plastike dhe lidhini këmbët me një rrobë të ngrohtë ose me fasho. Në mëngjes, lani këmbët dhe vishni tuta të ngrohta. Bëjeni çdo natë këtë kurë. Duhet të prisni pak muaj që të shihni rezultatet.

Si të përgatisni vajin e hudhrës?

Përbërësit:

3 portokalle

6 thelpinj hudhre

2 lugë gjelle vaj ulliri

Grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini në një kavanoz me kapak. Më pas shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e tre portokalleve. Lëreni të qëndrojë 12 orë para përdorimit. Tundeni mirë para përdorimit.

9. Çaji i hithrës

Përzieni 200 ml ujë dhe një lugë gjelle hithrash të freskëta dhe lëreni përzierjen në zjarr të ulët derisa uji të valojë. Lëreni të ftohet, kullojeni dhe pijeni tre herë në ditë para buke. Duhet ta ndiqni të paktën gjashtë muaj këtë kurë.