Si të trajtojmë aknet? Këshilla praktike

October 15, 2019

Aknet janë një problem shumë i madh sidomos i moshës së adoleshencës ku rreth 89 %  e tyre kanë akne.Por si ti japim një zgjidhje më të mirë këtij problemi që është folur e vazhdon të flitet për vite me radhë?

Mosha që fillojnë aknet janë kryesisht 10-17 vjec tek femrat dhe 13-19 vjec tek meshkujt.Disa nga faktorët të cilët e nxisin acarimin e aknes janë:

1) Faktorët endokrine
2) Faktorët emocional

Okluzioni apo presioni në lëkurë(qoftë dhe përdorimi i telefonave  e quajtur akne mekanika) dhe duhet konsideruar në cdo pacient

Akne nuk është shkaktuar nga cokollatat apo cdo lloj ushqimi. Aknet janë një problem multifaktorial ku ndikojnë si faktorë të brendshëm ashtu dhe të jashtëm. Mekanizmi i formimit të akneve përfshin disa mekanizma si:

* Keratinizimin anormal dhe ndërveprimin midis hormoneve (androgen) dhe bakterieve (propioni bacterium acne)në njësine pilo-sebace(të qimes dhe yndyrës).

* Format e akneve janë të ndryshme duke filluar nga ato jo inflamatore ku kemi komedonet (pikat e zeza) dhe pikat e bardha.

* Akne inflamatore ku futen dhe format ku shihni pucrat e kuqe dhe ato me qelb(papulo-pustuloze),forma nodulo-cystike,akne konglobata ,fulminans,ku nëse ju nuk jeni të kujdesshëm dhe nuk i mjekoni në kohë atëherë mundësia e cikatriceve është më e madhe dhe lëkura juaj do duket me ngritje dhe ulje  si dhe pigmentime.

është shumë e  rëndësishme bashkëpunimi me mjekun dermatolog në mënyrë që të merrni mjekimet që në fazat fillestare.Shumë shpesh dëgjojmë nga prindërit që janë thjesht pucrat e moshës dhe do ikin dhe skanë nevojë për ti trajtuar,por duke parë që akne është një problem shumë faktorial është pothuaj e pamundur të largohen të gjitha këto probleme pa e trajtuar dhe treguar kujdesin e nevojshëm.

Keshilla I: Mënyra korrekte për të larë fytyrën

Shumë njerëz kanë frikë të lajnë fytyrën  pasi kanë frikë se mos largojnë filmin hydro-lipidik ,por duke ditur që në një lekurë të yndyrshme sekrecioni i sebumit është i ruajtur dhe nuk duhet të shqetesohen nëse heqin yndyrën lehtë. Duke qënë se zona T është dhe vendi i lokalizmit më të madh të gjendrave të yndyrës është mjaft e rëndësishme pastrimi i kësaj zone.Lajeni mirë lëkurën duke përdorur një xhel apo sapun me bazë argjile apo squfur.

Keshilla 2: Mos I shtrydhni pucrrat

Në fakt nëse prisni për 2-3 jave do shihni që pucrat do përmirësohen,është më lehtë të mjekosh një pucër sesa një shenjë që le pucrra nëse ju e shtrydhni atë.

Keshilla 3: Mos bëni avull

Nëse shihni që keni pucra në fazën inflamatore, sidomos vajzat janë të prirura  për të pastruar pikat e zeza duhet të kenë parasysh që i nxehti i avullit nuk i bën mire e irriton lëkurën,shton eritemen(,skuqjen)prandaj lëkura juaj do të përkeqësohet duke nxitur sekretimin e yndyrës  dhe formimin e akneve më lehtë.

Keshilla 4: Përdorni produktet e përshtatshme për lëkurën tuaj,nëse produktet kozmetike nuk zgjidhen me kujdes atëherë ato mund të shërbejnë si një faktor nxitës i formimit të akneve.

Keshilla 5: Kini kujdes produktet me faktor mbrojtës ndaj diellit.Në format inflamatore të akneve mundësia e pigmentimit apo cikatriceve është më e madhe ,kështu nëse ju doni që të shmangni problemet e pigmentimit dhe lëkurën tuaj të duket me njolla duhet që të përdorni këto kremra.

Keshilla 6: Shmangni flokët që bien mbi ball dhe produktet kozmetike kur hidhni në to pasi spry i flokëve ndikon negativisht në mbylljen e poreve të akneve.Pra shmangni mjetet të cilat mund të shkaktojnë një mbivendosje infeksioni.

Eshtë shumë e rëndësishme mjekimi i akneve duke patur si qëllim heqjen e qelizave të cilat bllokojnë hyrjen për në njësinë pilo-sebace pra drenazhimi pilar dhe trajtimi i infeksioneve  me  përdorimin e  antibiotikëve të përshtatshëm.

Për format e lehta mund të përdorni një xhel me benzyl-peroksid ,erytromicine,apo retinoid lokal dhe përmirësimet vijnë për një periudhë 2-5 muaj.Duhet të kihet parasysh  që aknet kërkojnë një kohë të vazhdushme trajtimi dhe mbajtje në kontroll.Në format më të avancuara përdoren terapitë e kombinuara si dhe protokolle të cilat zgjasin disa muaj.

Trajtimi i shenjave të akneve është i një rëndësie të madhe ,disa nga teknikat e fundit janë trajtimi me laser, dermaroller, filler, piling kimik, dermabrasion, plasma etj.