Sot jam 30 vjeç, dhe më duhet krem për rrudhat

October 16, 2019

Erdhi momenti për të menduar përveç kurës edhe për parandalimin e rrudhave të vogla që vijnë bashkë me moshën. Këshillat e dermatologëve ju ndihmojnë për të zgjedhur produktet e duhura

Me të mbushur 30 vjeç duhet të mendoni për kujdesin e lëkurën por sidomos për produktet parandaluese të rrudhave. Dermatologët thonë se në këtë moshë lëkura ke nevojë për produkte kozmetike që t’u përgjigjen nevojave të lëkurën. Dehidratimi i lëkurave të thata, shfaqja e rrudhave të vogla dhe trashja e lëkurave të yndyrshme janë probleme që duhet të kurohen patjetër. Ne ju vijmë në ndihmë me këshilla, ju gjeni kremin që u përshtatet.

Për ditën
Për t’ju përgjigjur nevojave të një tridhjetëvjeçareje një krem hidratues duhet të përmbajnë acid ialuronik (për funksionin e tij hidratues dhe antirrudhë), vitaminë E dhe C (të rëndësishme për parandalimin), një filtër solar.

Ky i fundit nuk ëhstë gjithmonë i domosdoshëm, këshillojnë dermatologët, varet nga tipi i lëkurës dhe stili i jetës që bëni. Bashkë me kremin e ditës duhet përdorur edhe serumi, një koncentrat substancash superhidratuese që kanë edhe efekt lifting (tërheqës).

Për natën
Kremi i natës duhet të përmbajë një sasi të mëdha substancash aktive, por edhe acide që përmirësojnë ashpërsinë e lëkurës dhe të favorizojnë një përthithje më të mirë. Më të këshillueshmit janë acidi glikolik, mandelik, fitik, malik. Për në mbrëmje është mirë që të përdoret edhe vitamina A.

Cmimi është i mirë nëse…
Janë të ndryshëm faktorët që ndikojnë në çmimin e një kremi. Sipas dermatologëve, çmimi i një produkti i referohet kërkimeve që janë bërë dhe formulës. Për shembull prania e dhe përqendrimi i acidit ialuronik dhe i ekstrakteve bimore kërkojnë përkujdesje dhe punë, prandaj çmimi i lartë në këtë rast është i justifikuar.

Sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë (mbështjellësja dhe lloji i ambalazhit apo publiciteti janë çështje marketingu që e rrisin çmimin e një kremi.)

Edhe për partnerin
Lëkura e një burri është sigurisht më rezistente dhe përballon edhe stresin e përditshëm të rruajtjes. Por edhe për meshkujt prodhohen produkte me formula që e ndihmojnë lëkurën e tij të ndihet mirë si për shembull xhel hidratues pa alkool, solucion pas rroje, krem antirrudhë, krem hidratues me filtra solarë.