Variçet(Venat Varikoze), diagnostikimi dhe trajtimi i tyre

October 16, 2019

Cilat janë ankesat më të shpeshta?

Në varësi të stadit të zhvillimit dhe të ndjeshmërisë dhe kujdesit personal të pacientit, ankesat më të shpeshta janë:

  • Ndjenjë rëndese dhe dhimbje djegëse në pulpë, sidomos në fund të ditës së punës,
  • Kruarje e lëkurës në zonat e paketavevarikoze,
  • Ekzema,
  • Mbingjyrosje dhe fortësi m i lëkurës,
  • Kapilarë në formë merimange,
  • Këmbë gjithmonë të lodhura shoqëruar me krampetëmuskujve.

Te gratë, ankesat shtohen gjatë ditëve të ciklit.

Cilat janë ndërlikimet që hasen?

Në faza shumë të avancuara ndodhin tre lloj ndërlikimesh të rrezikshme :

  1. Tromboza e variçeve (tromboflebitisuperficial) që mund të shkaktojë trombozë në venat e thella dhe në mushkëri;
  2. Ҫarja e lëkurës, nga hollimi maksimal i saj, që shkakton hemorragji masive;
  3. Ulçera që nuk mbyllen, sidomos përreth kyçit të këmbës, duke e kthyer pacientin në gjysëm-invalid.

Që të evitojmë ndërlikime të tilla, duhet që çdo person të konsultohet tek mjeku i familjes dhe tek mjeku specialist sapo shikonsh faqjen e variçeve.

Më pas, për një diagnozë të saktë, rekomandohet kryerja e një echo doppler të venave të këmbëve dhe konsultë për mënyrën e trajtmit me  mjekun kirurg të enëve të gjakut (kirurgu vaskular).

Si i trajtojmë variçet?

Për trajtimin e tyre sot aplikohen 4 (katër)metoda të cilat trajtojnë në mënyrë të ndryshme vetëm pjesën e venës kryesore nga rrëza e kofshës deri në gju.

Metodat e trajtimit janë:

  1. Heqja me sondë (stripper) nëpërmjet një prerje 3-4 cm në rrëzë të kofshës;
  2. Tharja e venës me shkumë;
  3. Djegia e venës me rreze lazer;
  4. Djegia e venës me radiofrekuencë.

Paketat varikoze në kërci trajtohen  njësoj për çdo metodë, me heqje nëpërmjet prerjeve të vogla (flebektomi).

Sa më e madhe të jetë vena kryesore, aq më shumë rekomandohet heqja me sondë.